E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Metes Deklaratat e Dritan Priftit te paverteta dhe te keqsajuara

Deklaratat e ish-ministrit Dritan Prifti se ka patur asnjë takim mes avokatit të Metës dhe ekspertëve të video-përgjimit janë të pavërteta dhe të keqsajuara.

Kështu është shprehur vetë avokati i ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, Petrit Serjani, gjatë një dalje publike për mediat.

Sipas tij, deklaratat e Priftit lidhur me një fakt të tillë, janë të paqëna dhe se ai në këtë çështje, ka kryer vetëm detyrën e tij si avokat.

Më tej, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, ka pohuar se ekspertët që dhanë vlerësimin e tyre për video-përgjimin Meta-Prifti janë të specializuar, mjaft profesionalë dhe se ata konstatuan ndërhyrje e manipulim të saj.

“U konstatuan ndërhyrje në transmetimin dhe në audion e saj, veçanërisht në pjesët e nxehta të asaj bisede të pretenduar”, tha ai.

Duke përfunduar se kjo video nuk ishte asgjë tjetër veçse pjesë e një komploti dhe një skenari aferash politike.

“Dua të theksoj edhe një herë se përfundimet e arritura nga ekspertët shqiptarë, janë të njëjta me ato të ekspertëve amerikanë”, shtoi më tej Braho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›