E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te armatosur dhe te maskuar grabisin nje banke ne Vlore

Një bankë është grabitur nga persona të armatosur dhe të maskuar në qytetin e Vlorës.

Nuk dihet ende shuma e marrë në arkën e punonjësve të këtij filiali, por thuhet se çdo gjë ka ndodhur brenda një kohe tepër të shkurtër.

Ka mjaftuar shfaqja e grabitësve me armë e më maska që punonjësit të mos bëjnë asnjë rezistencë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori” dhe ky filial eshtë grabitur edhe një herë tjetër.

Policia lokale po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa kanë filluar dhe shoqërimet e para të personave me precedentë penalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›