E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshimi oficeri i SHISH-it u dogj i gjalle

Nëntë ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të oficerit te Shërbimit Informativ Shtetëror, Isa Çopa, ekspertët e çështjes ende nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar mbi shkaqet apo rrethanat e vdekjes së 49 vjeçarit përveç faktit se dyshohet të ketë qenë i gjallë në momentin që mjetit të tij i është vënë zjarri.

Dyshimi i mjekësisë ligjore, lidhet me faktin se në mushkëritë e oficerit të SHISH janë gjetur shenja të pastra gazi karbonik që për ekspertët përkthehet si dëshmi e pakundërshtuar që viktima ka qenë gjallë në kohën e vënies së flakës së automjetit.

Ndonëse nga ana grupit hetimor po hetohet në dy pista atë të vrasjes dhe vetëvrasjes, policia vijon ti qëndrojë versionit të bërë publike vetëm tetë orë pas konstatimit të ngjarjes, atë të vetëvrasjes.

Version i zyrtarëve më të lartë të policisë së Durrësit bazohen tek kronologjia e ngjarjes.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur në një hark të shkurtët kohor prej 45 minutash, përfshirë këtu kohën e daljes nga zyra, ne orën 18.10 minuta, dërgimin e mesazhit të lamtumirës djalit të tij në orën 18.33 minuta, rrugën e përshkuar deri tek vendi i ngjarjes, ne një distancë prej 15 minutash, dhe me pas koha e shpërthimit të automjetit që sipas dëshmitarëve është dëgjuar në orën 19.00.

Një kohë kjo që sipas bluve të Durrësit nuk është e mjaftueshme për të organizuar një vrasje nga persona të tjerë. Ndërkaq mjekësia ligjore vijon ti qëndrojë versionit te saj qe në trupin e pajetë të oficerit të SHISH-it janë konstatuar fraktura ne pjesën e kafkës, te cilet mendohet te jene shkaktuar si pasojë e goditjes.

Të dhënat e mbledhura nga trupi i pajetë i kanë kaluar Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët po vijojnë kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme në funksion të zbardhjes së plotë të ngjarjes, rezultatet e të cilës pritet të dalin pas 1 jave.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›