E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Avokati i Popullit, Berisha: Kandidati i PD është Besim Ndregjoni

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Mazhoranca dhe opozita kanë nisur negociatat për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Partia Demokratike ka propozuar si kandidat Besim Ndregjonin, kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë.

Emri u bë i ditur nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference për mediet.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit është proces i mbetur peng i dialogut politik që nga qershori i vitit 2023. Ndregjoni duhet të marrë edhe mbështetjen e socialistëve në mënyrë që të zërë vendin e Erinda Ballancës. Kjo e fundit është zgjedhur që në 2017, por qëndron ende në detyrë, pavarësisht përfundimit të mandatit.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›