Avokati i Popullit Dhjetra ankesa per prokurorine

Te drejtat e njeriut me mire se nje vit me pare. Ankesa edhe per pronat ndihmen juridike apo mbifaturim energjie
Te drejtat e njeriut ne vend jane permiresuar ne menyre te ndjeshme. Ky eshte konkluzioni i nxjerre nga relatori i Komisionit te Ligjeve Enkelejd Alibeaj lidhur me raportin vjetor te Avokatit te Popullit. Florina Nuni Avokatja e Popullit ne detyre prezantoi dje ne komision punen njevjecare te ketij institucioni. Nje nder institucionet qe paraqitet problematike nisur nga ankesat e qytetareve eshte institucioni i organit te akuzes. Ankesat e individeve ndaj veprimtarise se prokurorive te rretheve gjyqesore kane konsistuar ne moskryerjen e hetimeve te gjithanshme zvarritjen e pajustifikuar te hetimeve moskthimin e pergjigjes apo kthimin me vonese te memorieve apo kerkesave me shkrim kryesisht per kryerje te ekspertimit autoteknik ne kthimin me vonese te sendeve prova materiale etj veprime keto me pasoje pushimin e padrejte te hetimeve te procedimeve penale. Mbetet problem mosmarrja ne konsiderate e kerkesave te paleve per caktim eksperti sidomos per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor - theksohet ne raportin e Avokatit te Popullit. Ky fakt u theksua dhe nga relatori Alibeaj. Ai pyeti nese keto problem jane per shkak se ligji eshte i keq apo sepse organi i akuzes nuk kryen detyren. Per problemet e zvarritjeve te afateve te mos fillimit te ceshtjeve penale jo gjithmone eshte marre parasysh ligji i cili eshte i mire. Per te gjitha ceshtjet kuadri ligjor eshte i mire ka vende qe ka te beje me problemet e afateve dhe rishikimin e kemi te limituar me afatet e zgjatjes se paraburgimit dhe te hetimeve paraprake - pohoi Nuni ne pergjigje te tij. Ndersa deputeti Eduart Halimi ngriti si ceshtje ate te zbatimit te rekomandimeve te dhena nga Kuvendit nje vit me pare kryesisht qe per vitin 2010 te mos kishte me iniciativa preferenciale ne lidhje me kerkesat drejtuar Gjykates Kushtetuese nje angazhim me i forte publik ne mbrojtje te shtetasve ne menyre te vecante ne sistemin gjyqesor. Ndersa deputetja Socialiste Vasilika Hysi ngiti si shqetesim ceshtjen e te drejtave te femijeve romeve apo personave me aftesi te kufizuar. Ankesa te tjera te evidentuara ne raport jane ndaj organeve te policise kur per sistemin e dhomave te sigurise ne komisariate Avokati i Popullit rekomandoi dhe ndryshime ligjore. Gjithashtu ka ankesa per largime pa motivacion nga puna probleme me zbatimin e ligjit per te drejten juridike mosekzekutim te vendimeve gjyqesore ankesa per mbifaturim energjie apo ceshtje pronash. Lidhur me kete te fundit Nuni tha se Avokati i Popullit i eshte drejtuar ne disa raste dhe Gjykates Kushtetuese cka sipas deputeteve te mazhorances u cilesua si tejkalim kompetencave te ketij institucioni. Ankesa ka pasur dhe per sa i perket te drejtes se qytetareve per tu informuar. Te drejtat e femijeve garave mbrojta nga diskriminimi kane qene prioritetet e punes se Avokatit te Popullit. Ne total per vitin 2010 jane gjithsej 3264 ankesa kerkesa dhe njoftime. Nga keto 460 kane qene te mbartura nga viti 2009 1831 jane raste te regjistruara ne vitin 2010 dhe 973 jane raste te cilave u eshte dhene pergjigje menjehere ne zyren e pritjes se popullit. Numri i ankesave per vitin 2010 eshte me i ulet se viti 2009. Gjate viti 2010 Zyra e Avokatit te Popullit ka filluar 103 ceshtje me iniciative. Pas ketyre perfundimeve te Avokatit te Popullit relatori Alibeaj vleresoi paraqitjen e nje raporti me te koncentruar ne krahasim me vitet e tjera por sipas tij mungon analiza e mirefillte per gjendjen e te drejtave te njeriut. Alibeaj konstatoi gjithashtu se te dhenat statistikore per cdo te drejte mungojne po ashtu dhe pershkrimi metodologjik per vleresimin e cdo indikatori. Sot diskutohet dhe projektrezoluta e Komisionit te Ligjeve per raportin vjetor te Avokatit te Popullit.