Ristani sfide opozites Ska kohe per riformatimin e KQZ-se

Ristani kunderpergjigjet Akuzat per fotokopjimin e dokumentacionit te paverteta. Kuti te reja KQZ rishikon sot vendimin
Nuk ka kohe per riformatimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Keshtu ka deklaruar dje kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani i cili e sheh te pavend ndryshimin e sistemit zgjedhor sa here qe nje parti humbese e kerkon kete.
Kryetari i KQZ hedh poshte akuzat dhe per fotokopjim te materialeve zgjedhore dhe pranine e ketij dokumentacioni ne ambiente e institucionit qe drejton e argumenton me procedurat e nevojshme per arkivim. Para disa javesh KQZ vendosi blerjen e 6 mije kutive te reja kjo pas vleresimit te plote te gjendjes se kutive te perdorua ne zgjedhjet e kaluara. Ne baze te ketij vendimi fondi per blerjen e kutive te reja ishte 180 mije dollare. Kompania e vetme e cila ka shprehur interes per te ofruar kete sherbim eshte Code Incorporated e cila ka dhene edhe variantet e saj si dhe shpenzimet perkatese per cdo mundesi sherbimi. Nga ofertat e saj konstatohet se ne oferten e pare kosto e transportit eshte shume e madhe se kosto e vete kutive. Ne oferten e dyte dhe te trete ne rast se do te kerkohen te sigurohet sasia e plote e kutive atehere koha e prodhimit dhe transportit eshte maksimalisht 37 dite nga momenti i porosise dhe ne rast se do te kerkohet vetem sasia e reduktuar prej 3.000 kuti te materialeve zgjedhore koha e prodhimit dhe transportit do te jete maksimalisht 25 dite nga dita e porosise.
Reagimi
E llogarisim te gjithe dhe jemi koshiente te gjithe per ate qe sa kohe kemi dhe cfare veprimtarie mund te kryhet. Une nuk besoj qe eshte nje veprim i duhur qe sa here qe njera nga forcat politike do te humbe zgjedhjet te ndryshojme sistemin qofte te menaxhimit qofte sistemin ligjor po megjithate eshte pjese e vullnetit politik. Nese do te kene zgjidhje te tjera ti shqyrtojne atje ku duhet ti kene per te shqyrtuar - tha Ristani lidhur me kerkesen e opozites per riformatimin e KQZ-se. Ai hodhi poshte dhe akuzat e saj per fotokopjim te materialeve zgjedhore. Thuhet ne shkelje te ligjit po nuk thuhet cfare si kush. Akuzat e fundit lidhur me fotokopjimin e dokumentacionit jane teresisht te paverteta dhe abuzive dhe synojne te terheqin KQZ-ne ne lojen politike. Tani perpunimi ka mbaruar ato jane te paketuara dhe jane ne pritje per te shkuar ne arkivin e shtetit. Zhvendosja e ketyre materialeve ka nje procedure te caktuar e cila duhet bere midis punonjesve te KQZ-se dhe te Arkivit te Shtetit. Pra jemi ne momentin qe do te filloje menjehere transportimi i tyre drejt arkivit te shtetit - tha ai. Kohet e fundit PS ka artikuluar kerkesen per ndryshim te formules se perzgjedhjes se anetareve KQZ-se duke rifutur ne loje krahas 2 partive kryesore dhe Presidentin e Republikes.
Vendimi per kutite
KQZ vendos sot se cilen prej ofertave te korporates Code Incorporated do te zgjedhe lidhur me blerjen e kutive te reja. Pas vendimit te KQZ per te blere 6000 kuti te reja e vetmja kompani qe ka shfaqur interes eshte Code Incorporated e cila ka paraqitur tri oferta. Oferta e pare konsiston ne sigurimin e 5.500 kuti materialesh zgjedhore me permasa 38x48x54cm ose 83L qe eshte afersisht sa/si kutia e votimit aktuale qe disponon KQZ e cila kerkon nje kohe prodhimi 20 deri 25 dite dhe transporti 7 deri ne 9 dite. Kostoja ne total e kutive eshte 10895500 dollare ndersa kostoja e transportit e cila kalon ate te prodhimit eshte 14099069 dollare duke e cuar keshtu shumen ne total ne 24994569 dollare. Oferta e dyte konsiston ne sigurimin e 5.500 kuti materialesh zgjedhore me permasa 38x48x45cm ose 60L e cila kerkon 16 deri ne 17 dite prodhimi dhe 7 deri ne 9 dite transporti. Kosto ne total e kutive eshte 100815.00 dollare dhe kostoja e transportit eshte 96620.10 dollare. Oferta e trete eshte bere ne lidhje me kutine me permasa 38x48x45cm ose 60L pasi kjo kuti i pershtaten me teper kerkesave te KQZ-se dhe ndryshimi qe eshte ofruar konsiston ne ndryshimin e cmimit te transportit dhe kohes se prodhimit ne rast te reduktimit te sasise. Me konkretisht ne rast se do te kerkojme 5.500 kuti te materialeve zgjedhore atehere kosto totale do te jete 99990.00 dollare dhe kosto e transportit 63038.10 dollare. Koha e prodhimit eshte nga 12 deri ne 15 dite kurse koha e transportit eshte nga 21 deri ne 22 dite. Administrata ka shpjeguar ne relacion se ne rast se do kerkohen 3.000 kuti te materialeve zgjedhore atehere kosto totale e tyre do te jete 57360.00 dollare kurse kosto e transportit eshte 57188.25 dollare. Koha e prodhimit eshte nga 14 deri ne 16 dite kurse koha e transportit eshte nga 7 deri ne 9 dite. Pritet qe KQZ te zgjedhe sot alternativen qe e konsideron me te mire.