E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit Kuvendi i jep 127 vota pro Igli Totozani

Merr 2 vota kunder dhe 3 abstenime. Kandidati Marku percan opoziten

Kuvendi i Shqiperise deshmoi vullnetin e pare te bashkepunimit konkret duke votuar me nje shumice te konsiderueshme ne favor te tij. Ne votimin elektronik te fshehte kane qene 127 vota pro dy vota kunder dhe 3 abstenime. Ne kete votim nuk ka qene i pranishem kryeministri Sali Berisha ndersa nga aleatet skane qene prezente Idrizi i PDIU-se dhe Lefter Koka i LSI-se. Vendimi mund te merret parasysh duke analizuar qe votat brenda mazhorances mund te mos kene qene unike pro kandidatures per te cilen vete ra dakord qe te propozohej nga PS-ja. Ndersa vete i propozuari ka qene prezent ne lozhen e Kuvendit dhe ka ndjekur votimin e Kuvendit. Prania e tij kishte te bente me faktin se do te realizohej dhe betimi. Fillimisht seanca e betimi u be per kreun e ri te KLSH-se Bujar Leskaj. Me pas betimi vijoi me Avokatin e ri te Popullit. Pas me shume se dy vitesh institucioni kryesor kushtetues kishte mbetur pa drejtuesin e saj. Shkak ka qene mungesa e votave pasi per Avokatin e Popullit duheshin 3/5 e kartoneve te te gjithe deputeteve te Kuvendit. Po ne seancen e djeshme kuvendore u votua dhe per dy anetaret e per anetare te Bordit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare. Ata jane Ricard Marku dhe Miranda Ramaj te propozuar respektivisht nga Komisioni i Ligjeve dhe i Ekonomise. Pro kandidatures se Markut kane qene 74 deputete ndersa kunder 58 kunder dhe tre deputete nuk votuan. Duke llogaritur se nga mazhoranca Berisha Koka dhe Idrizi munguan ne seance i bie qe opozites i kane rrjedhur minimumi tri votat pro kandidatit Marku. Ndersa nje vote rrjedhje pati dhe per kandidaten tjeter e cila mori 72 vota pro dhe 62 kunder.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›