Bamir Topi Ky eshte takimi i fundit si President i Republikes
Presidenti i Republikes Bamir Topi vendosi ta ndante dje me gazetaret faktin se ai nuk do te kandidonte per te marre edhe nje tjeter mandat ne krye te shtetit. Ne fillim te fjales se tij ne pritjen tradicionale te Vitit te Ri Topi theksoi se ne menyre te qarte se ky ishte edhe viti i fundit qe ai qendronte ne karrigen e Presidentit per ti hapur keshtu rrugen nje tjeter figure qe do te zinte vendin e tij. Besoj qe ne ritualin e ketyre takimeve ky i sivjetshmi padyshim qe eshte i fundit ne cilesine time si President pasi sot nje vit dikush tjeter do te jete ne kete pozicion institucional - deklaroi kreu i shtetit duke theksuar faktin se rotacionet ishin nje proces normal ne nje demokraci. Fjalimi i Presidentit do te vijonte te sillte mesazhe te forta per sa i perket rolit qe kishin gazetaret ne momente te veshtira per vendin sic ishte edhe 21 janari i ketij viti. Ndonese kreu i shtetit ju shmang evidentimit te ketyre datave ai theksoi se guximi i gazetareve ka qene i spikatur sepse ata kane rrezikuar edhe jeten ne nje kohe kur ne ajer fluturonin plumba. Deshiroj te pershendes te gjithe ata gazetare te cilet kane ndjekur sidomos gjate vitit 2011 ngjarje qe kane qene shume intensive ne Shqiperi. I kane ndjekur me shume guxim me shume trimeri. Them fjalen trimeri se jane futur ne ato mjedise ku dikush ka ngrene dhe plumba - theksoi Presidenti Topi duke prekur edhe ngjarjen e cila ndikoi ne shkeputjen e tij perfundimtare me perfaqesuesit e mazhorances. Si nje takim i fundit ne prag festash kreu i shtetit nuk nguroi te jepte edhe mesazhet e tij per mediat. Presidenti e vuri theksoi tek qendrimi se media duhet te ishte larg militantizmave politike dhe prirjeve te vjetra per konflikt. Sipas tij ne radhe te pare paanesia eshte nje detyrim qe media i ka publikut. Qytetaret jane shume te afte qe te bejne diagnozen edhe te simptomave qe shikohen per fat te keq ndonjehere edhe ne media ku militantizmi i verber i ngjitet politikes e ben ate te mos ngrihet ne pozicionin e saj - theksoi Presidenti. Sipas tij media ndonese eshte bashkudhetuese e te gjitha ngjarjeve ne vend duhet te jete vetvetja dhe te kete me shume pavaresi dhe profesionalizem. Per here te pare me shume kujdes Topi foli edhe per Televizion Publik Shqiptar duke i kujtuar ketij te fundit se kishte detyrim ligjor paanesine. Ne forme miqesore kreu i shtetit i beri thirrje drejtuesve te TVSH-se qe te shfrytezonin me mire potencialet infrastrukturore dhe njerezore. Njerezit sot kerkojne nje media vertet te lire te pavarur duke filluar se pari nga institucioni qe e ka detyrim kushtetues Radio-Televizioni Publik Shqiptar. shte hera e pare ndoshta qe une e marr ne konsiderate kete fakt nuk do te bej absolutisht asnje lloj kritike por nje element edhe mund ta hedhim per ti sherbyer me shume vitit qe vjen qe ky televizion duhet qe te behet me i besueshem per publikun - deklaroi kreu i shtetit. Sipas tij media pervec te tjerave eshte edhe nje mjet i cili i ndihmon shqiptaret kudo qe jane te ruajne dashurine per atdheun gjuhen traditen dhe historine e Shqiperise.