E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit Ligjet seance degjimore me kandidaturat

Poda propozon 6 emra per 3 vendet vakante. Kuvendi zgjedh kandidatet me shumice te thjeshte

Komisioni i Ligjeve diskuton sot kandidaturat e propozuara nga Avokati i Popullit ne detyre Riza Poda per postin e komisionereve te ketij institucioni. Kane mberritur ne Komisionin e Ligjeve 6 propozimet e Podes nga te cilat do te zgjidhen 3 kandidatura. Ligjet do te zhvillojne sot nje seance degjimore me te 6 kandidatet te cilet punojne aktualisht ne kete institucion si komisionere apo juriste. Mes emrave te propozuar eshte dhe drejtori i kabinetit Artur Lazebeu apo komisionerja Florina Nuni.

Propozimi

Avokati i Popullit ne detyre ka propozuar 6 kandidatura nga te cilat do te zgjidhjen 3 per te kryer detyren e komisionerit ne kete institucion te rendesishem. Burime nga ky komision sqaruan per gazeten se sot do te zhvillohet nje seance degjimore me secilen prej kandidaturave e cila do te jete kryesisht ne kuadrin informues. Me pas 6 kandidaturat do ti percillen Kuvendit. Ne seance plenare do te vendoset me shumice te thjeshte se cilet do te jene tre fituesit per postin e Komisionerit prane Avokatit te Popullit. Propozimet e bere nga Poda jane kryesisht emra te ardhur nga radhet e institucionit. Kandidaturat e propozuara jane Florina Nuni e cila eshte aktualisht komisioneve Artur Lazebeu drejtor i kabinetit dy ndihmeskomisionere Sotiraq Nushi dhe Anila Nepravisha juristi prane Avokatit te Popullit Arben Shkembi dhe keshilltarja Alma Faskaj. Kuvendi duhet te votoje kandidaturat brenda dates 7 nentor ne te kundert shkelen afatet ligjore per zgjedhjen e tyre. Eumlshte pikerisht kjo date kur perfundon mandati i komisionereve te meparshem te cilet ne baze te ligjit jane te vetmit qe mund te drejtojne institucionin ne mungese te nje drejtuesi i cili zgjidhet nga Parlamenti me shumice te cilesuar votash.

Ligji

Sipas ligjit zyra e Avokatit te Popullit ndahet ne 3 seksione te specializuara ne krye te te cilave vendosen komisioneret. Keto seksione jane seksioni per organet e administrates qendrore te pushtetit vendor dhe te te treteve qe veprojne per llogari te tyre seksioni per policine sherbimin sekret burgjet Forcat e Armatosura dhe pushtetin gjyqesor dhe seksioni i pergjithshem per trajtimin e ceshtjeve jashte fushave te mesiperme per bashkepunimin me organizatat joqeveritare dhe per studimet e veprimtarise ne fushen e te drejtave dhe te lirive te njeriut. Nderkohe qe komisioneret zgjidhen nder juristet me te shquar per nje mandat 3-vjecar me te drejte rizgjedhjeje. Zgjedhja e komisionereve behet nga Kuvendi me propozimin e Avokatit te Popullit. Per zgjedhjen e komisionereve zbatohen kushtet e parashikuara ne nenin 3 dhe ne nenin 10 te ketij ligji - thuhet ne nenin 33 te ligjit. Ne rastin e largimit te komisionereve me mbarimin e afatit 3-vjecar dhe ne rastet e percaktuara ne shkronjat a c dhe c te nenit 7 dhe ne rastet e parashikuara nga neni 8 i ketij ligji Avokati i Popullit brenda nje muaji i propozon Kuvendit zgjedhjen e nje komisioneri te ri - vijon me tej neni 34 i ligjit.

Per ti dhene zgjidhje ngercit institucional te krijuar Ligjet diskutojne sot kandidaturat e komisionareve ndersa zgjedhja e Avokatit te ri te Popullit do te behet e mundur vetem atehere kur opozita te jape konsensusin. Po sot Komisioni i Ligjeve do te zhvilloje seance degjimore dhe me 8 kandidaturat per anetare te Komisionit te Sherbimit Civil nga te cilet ne seance plenare do te zgjidhjen 4 emra. Pak kohe me pare eshte propozuar shkrirja e KSHC-se per shkak te problemeve te mosfunksionimit te ketij institucioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›