Pogradeci merr kreun Apolonia shkaterron Partizanin
Takimet e vlefshme per javen e shtate te Kategorise se Pare dhuruan shume rezultate te papritura si dhe shume gola. Ndeshja kryesore u luajt ne Lezhe mes Beselidhjes vendase dhe Kamzes mike gjithashtu edhe sfida e Beratit mes Tomorit dhe Mamurrasit ka terhequr vemendjen e te gjitheve. Themi keshtu pasi u ballafaquan skuadrat e kreut me njera-tjetren por edhe pretendentet kryesore per tu ngjitur ne Superlige edicionin e ardhshem. Ne Lezhe u shenuan plot 4 gola nga dy ne secilen porte duke ndare keshtu nga nje pike mes Beselidhjes dhe Kamzes cka ka lene me te kenaqur miqte nga Kamza pasi luanin jashte fushes se tyre dhe e kane mbajtur deri diku ritmin e kreut. Krejt ndryshe kane shkuar gjerat ne stadiumin e Beratit ku vendosi gjithcka penalltia e kthyer ne gol nga Caushaj e cila eshte shoqeruar edhe me nje situate te irrituar mes lojtareve miq dhe gjyqtarit Jorgji. Megjithate ky gol mbeti i pandryshuar deri ne fund cka u ka dhene 3 pike te cmuara beratasve qe vijojne te ngjiten ne klasifikim ndersa miqte nga Mamurrasi u detyruan te pesonin humbjen e pare dhe te leshonin kreun e renditjes. Ne Puke nje tjeter skuader pretendente si Lushnja ka dale me barazimin 2-2 duke marre nje pike me shume vlera ne rrugen e vet te pretendimeve ne kete kampionat. Ndryshe nga parashikimet Terbuni i Pukes nuk arrin te marre ndonje gje te madhe ne dy ndeshjet radhazi ate te prapambetur me sakte 23 minutat e mbetura me Partizanin dhe tjetren te radhes me Lushnjen qe i luajti brenda pak ditesh ne stadiumin e vet. Ne Erseke Gramozi vendas triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Burrelit mik. Kolonjaret me kete fitore vijojne te kene nje performance pozitive me pritshmeri te larta per tu ngjitur edhe me shume ne klasifikim dhe per tu rikthyer ne Superlige sezonin e ardhshem. Pogradeci nga ana e vet ka shfrytezuar hapin fals te rivaleve te tjere per kreun dhe ka kapur vendin e pare ne klasifikim fale fitores se arritur ndaj Gramshit. Me dy gola liqenoret fiksuan fitoren 2-0 ndaj gramshioteve cka u ka dhene mundesine te renditen te paret pas kesaj jave. Vlora gjeti dje fitoren e pare ne kete kampionat pikerisht ndaj Ades se Velipojes. Fitoren me te thelle ne kete jave e ka arritur Apolonia ne stadiumin e vet ku mundi 4-0 Partizanin. Te kuqte nuk kane treguar asgje ne kete transferte si ne tere keto jave kampionat ku vetem sa marrin pjese per numer sikurse ka pohuar edhe trajneri Bajko duke e shtuar edhe me agonine e kesaj skuadre me mjaft histori dhe tradite ne futbollin shqiptar.
Renditja pas 7 javesh
1. Pogradeci 15
2. Kamza 14
3. Apolonia 14
4. Mamurrasi 13
5. Lushnja 13
6. Tomori 13
7. Beselidhja 12
8. Gramozi 12
9. Terbuni 10
10. Luftetari 8
11. Burreli 7
12. Partizani 7
13. Bilisht Sport 7
14. Vlora 4
15. ADA 3
16. Gramshi 2