Gjykata e Larte Islamaj para ligjvenesve

Te merkuren seanca e pare degjimore. Mberrijne informacionet e para nga institucionet
Edmond Islamaj do te jete kandidati i pare i propozuar nga presidenti Bamir Topi per anetar te Gjykates se Larte i cili do tu pergjigjet pyetjeve te ligjvenesve ne Komisionin e Ligjeve. Seanca degjimore me te do te zhvillohet diten e merkure. Pas Islamajt do te zhvillohet seance degjimore dhe me Shkelzen Selimin e Manjola Bejlerin. Komisioni i Ligjeve ka derguar kerkesat per informacion nga institucionet ku keta persona kane punuar dhe ka marre informacionet e para prej tyre. Priten dhe pergjigjet e plota te pyetjeve te cilat u jane adresuar me shkrim kandidateve.
Kandidatet
Institucionet e ndryshe si ILDKP Prokuroria e Pergjithshme apo Ministria e Drejtesise kane dhene tashme pergjigje lidhur me te dekretuarit e topit per Gjykaten e Larte. Sipas informacioneve te percjella ne Komision nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Islamaj ka ne pronesi te tij nje apartament ne Durres ne lagjen 24 Maji me siperfaqe 71.5 metra katrore te perfituar nga privatizimi i ish-banesave shteterore me 1993 dhe zoteron edhe nje makine me vlere 500 mije leke. Paga e tij vjetore si gjyqtar gjate vitit 2003 ka qene 105 mije leke dhe 10 mije leke nga Keshilli i Larte i Drejtesise nderkohe ne llogarine e tij bankare gjate ketij viti kane qene te depozituara 5 mije leke. Ne vitet pasardhese te ardhurave te tij u jane shtuar shperblimet nga ushtrimi i detyres si anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise si dhe paga e bashkeshortes e cila ne vitin 2008 ka punuar si specialiste ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Edhe viti 2009 ka qene mjaft i mire per te ardhurat e familjes Islamaj. Kandidati tjeter Shkelzen Selimi eshte gjyqtar i Gjykates se Rrethit Gjyqesor te Vlores qe prej vitit 1999. Sipas deklarates se pasurise te vitit 2003 ai zoteron nje apartament banimi 57 metra katrore ne Kruje. Paga e tij vjetore gjate ketij viti ka qene 900 mije leke. Per dy vitet pasardhese pasuria e tij ka ardhur ne rritje ndersa ne vitin 2006 ka blere nje apartament te ri 45 mije euro ne Vlore. Ne vitin 2008 ai ka shitur apartamentin e vjeter ne qytetin e Krujes per 3.1 milione leke. Manjola Bejleri eshte kandidatura e trete e propozuar nga Topi. Ajo eshte emeruar ne vitin 2000 gjyqtare ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane. Sipas ILDKP-se ne vitin 2003 gjyqtarja ka pasur ne pronesi nje apartament banimi te ndertuar para vitit 90 me siperfaqe 79.9 metra katrore te marre nga procesi i privatizimit. Ne pronesi te saj eshte edhe nje apartament tjeter po ne Tirane me siperfaqe 104 metra katrore qe ka kushtuar 41 mije dollare. Po kete vit ajo eshte bere pronare e nje autoveture me vlere 100 mije leke. Nje vit me vone gjyqtarja Bejleri ka shlyer me 5000 dollare kredine e saj. Nderkohe per vitin 2005 ka deklaruar se eshte bashkepronare me 20 te vleres e nje apartamenti ne rrugen M. Grameno ne Tirane per te cilin shprehet se nuk ka pasur dijeni me pare. Te ardhurat e saj vjetore gjate ketij viti kane qene 930 mije leke nderkohe qe ka shlyer edhe 4 mije dollare hua bankare. Ne 2007 Bejleri ka shlyer plotesisht kredine e saj te marre per blerjen e apartamentit nderkohe qe ka marre nje tjeter kredi nje milion leke dhe ka shitur makinen e saj Golf 2. Ne vitin 2009 gjyqtarja Manjola Bejleri ka depozituar ne banke shumen 500 mije leke.
Kandidatet per Gjykaten e Larte
Shkelzen Selimi
Edmond Islamaj
Manjola Bejleri