Avokati i Popullit, Wollfarth: Të shqetësuar për moszgjedhjen

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth është shprehur i shqetësuar në lidhje me tejzgjatjen e emërimit të Avokatit të Popullit.
Në një konferencë të zhvilluar në hotel Tirana ambasadori Wollfarth theksoi se është e domosdoshme emërimi sa më i shpejtë i Avokatit të Popullit.
Ndërkohë emërimi i Avokatit të Popullit është një nga 12 rekomandimet e kërkuara nga Komisioni Europian por si rezultat i krizës politike në vend ende nuk është bërë ndonjë propozim.
Mazhoranca i ka kërkuar opozitës që ta propozoj ajo kandidatin për Avokatin e Popullit dhe së bashku ta miratojnë atë në Kuvend por kjo e fundit ka deklaruar se nuk do të arrijë asnjë marrëveshje me mazhorancën pa u bërë më parë transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit.