E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujtim Hoxha Nje Permet te pershtatur per turizem kulturor dhe ambiental

Aleanca per Qytetarin

Kujtim Hoxha kandidon per here te dyte per Bashkine e Permetit. Me 2007 ai ia arriti te shkaktonte humbjen e Partise Socialiste ndersa sot vjen me besimin se do te jete fitues si perfaqesues i LSI-se. Hoxha ka nje strategji te tijen per zhvillimin e qytetit qe fokusohet te zhvillimi i turizmit kulturor dhe ekologjik.

Zoti Hoxha perse kandidoni dhe pse mendoni se permetaret do te votojne per ju

Vendosa te kandidoj per te dhene kontributin tim ne zhvillimin e gjithanshem ekonomik afirmimin e vlerave kulturore historike e arsimore te qytetit te Permetit per ti rikthyer qytetit dinjitetin qe meriton. Une besoj se do te arrij te realizoj nje sukses ne keto zgjedhje. Projekti im per mandatin e ardhshem besoj se do te jete nje sfide sepse zoteroj nje pervoje te pasur 20-vjecare administrative dhe menaxhuese ne sektore te ndryshem. Kontributi im eshte i spikatur dhe i vleresuar nga qytetaret permetare. Me 8 maj do te firmos me qytetaret kontraten fituese dhe mandatin e ardhshem si kryetar bashkie dhe premtoj se ky do te jete fillimi i nje historie suksesi ne punesim ne infrastrukture ne mjedis per ta kthyer Permetin ne qender te turizmit ekologjik e kulturor ne rajon.

Cilat jane avantazhet dhe dizavantazhet e forces politike qe perfaqesoni ne keto zgjedhje vendore

Vetes i njoh shume avantazhe. Une kandidoj si perfaqesues i koalicionit Aleanca per Qytetarin per ne zgjedhjet e 8 majit qe jane zgjedhje lokale dhe si te tilla kerkojne menaxhere dhe administratore te zote dhe te afte per te dhene zgjidhje te problemeve dhe halleve te shumta qe preokupojne bashkeqytetaret e mi permetare dhe ne kete kuptim partia ime eshte vete Permeti dhe qytetari permetar. Ndaj besoj se me aftesite dhe kontributin tim dhe te forces politike qe perfaqesoj me mbeshtetjen e mazhorances dhe te votuesve permetare me mua ne krye te bashkise Permeti do te jete ndryshe.

Si e vleresoni ecurine e deritanishme te fushates elektorale normale apo konfliktuale dhe cilat jane argumentet tuaja per kete opinion

Fushata elektorale po zhvillohet ne normalitet te plote nje fushate e qyteteruar teper civile dhe kemi hyre ne fazen e takimeve intensive dhe te ballafaqimeve me qytetaret per te degjuar problemet e tyre por edhe per te pasuruar programin elektoral duke vene ne qender qytetarin.

fare mendoni se nuk eshte bere mire deri tani ne menaxhimin dhe qeverisjen e qytetit te Permetit nga bashkia dhe kryebashkiaku aktual dhe cfare i premtoni ju elektoratit te ketij qyteti

Krahas arritjeve te realizuara gjate ketyre viteve ne infrastrukturen shkollore sherbimin shendetesor dhe gjelberim ka ende probleme pa u zgjidhur. Problemi kryesor qe kerkon zgjidhje imediate ne qytet eshte furnizimi me uje te pijshem 24 ore ne dite problem qe do te zgjidhet brenda vitit te pare te mandatit. Nderkohe kerkohet nje rikonstruksion teresor i rrugeve te qytetit i kompletuar me asfaltim ndricim dhe hapesira te gjelbra. Do te kemi nje rivleresim te tradites kulturore historike dhe sazet e Permetit dikur kane qene ajka e ketij qyteti. Do te nderpresim fenomenin e braktisjes. Traditat permetare i kane shtuar vlere qytetit dhe nese zgjedhesit me votojne kete kulture do ta riaktivizoj kjo ne dobi te turizmit kulturor dhe ambiental. Pronesia intelektuale duhet te mbeshtetet nga pushteti vendor pasi keto vlera promovojne me shume Permetin dhe rrisin interes te turisteve te huaj dhe vendas per qytetin e luleve.

Cilat jane problemet me shqetesuese sociale dhe kulturore sot per qytetarin permetar dhe si mendoni ju ti zgjidhni ato

Sikurse theksova me lart dy jane problemet me shqetesuese punesimi dhe permiresimi i infrastruktures ne qytet per ta pershtatur me nevojat e zhvillimit te turizmit ambiental. Krahas ujit dhe infrastruktures se brendshme ne qytet ne fokus do te jete edhe asfaltimi i rrugeve ne lagjet periferike. Mbeshtetja e kultures dhe sportit parkut te qytetit dhe krijimit te nje parku te ri mbi lagjen Sede qe te lidhet me kishen e Leuses qe eshte nje monument i rralle i kultures sone kombetare qe terheq vazhdimisht vizitore vendas dhe te huaj.

Nje nder problemet me te ndjeshme ne qytetin e Permetit eshte konflikti disavjecar midis bashkise dhe kishes ortodokse mbi pronesine e ish-pallatit te kultures Naim Frasheri. Si do ta zgjidhni ju kete konflikt nese me 8 maj fitoni dhe vini ne krye te bashkise

Kjo zgjidhje do te jete nje nga prioritetet tona qe do te zgjidhet mbi bazen ligjore duke respektuar ligjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›