Avokati i Popullit do të monitorojë gjenden e të burgosurve
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe të organizatave dhe shoqatave të ndryshme të Shoqërisë Civile, që kanë si mision mbrojtjen e të drejtave e lirive themelore të njeriut dhe sidomos të të drejtave të personave të shoqëruar, ndaluar dhe arrestuar nga Policia e Shtetit.
Në emër të institucionit të Avokatit të Popullit, Drejtor i Njësisë së Parandalimit të Torturës, Ervin Karamuço, gjatë fjalës së tij, përcolli një mesazh mbështetës dhe mjaft pozitiv në kuadër të këtij evenimenti të fundit të ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
“Ky është një proces shumë emancipues i një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar në fushën e sigurisë dhe sigurisht memorandumi i sotëm është hapi i parë për të sanksionuar më vonë edhe me ndryshimet ligjore ligjin e Policisë së Shtetit, që çdo pjesëtar i Shoqërisë Civile, madje çdo person i interesuar, vetëm me një autorizim mund të hyje dhe të shikojë se ku shkojnë paratë e tij dhe sesi trajtohen këta persona nga shërbimet e sigurisë së Policisë së Shtetit. Kjo është shumë e rëndësishme sepse nxjerr në pah edhe njëherë që policia është një institucion civil i shtetit shqiptar, një institucion që ka dhe duhet të ketë një performancë sipas të gjitha standardeve”, theksoi ai.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është përgatitur një Projekt-Memorandum Bashkëpunimi, i cili u është dhënë për diskutim pjesëmarrësve në këtë takim, me qëllim dhënien e aksesit të plotë të gjitha OJQ/OJF –ve për të vizituar dhe kontrolluar ambientet e policisë dhe masat e marra për respektimin e të drejtave të kësaj kategorie personash. /Start/
2012-04-25 17:43