E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Gingrich do të tërhiqet nga gara

Lajmi bëhet i ditur nga “CNN”, i cili citon burime pranë Gindrichit të kenë thënë se ai do të mbështesë Romnin në garën presidenciale.

Detajet ende po planifikohen, porse me shumë gjasa fushata e fundit e Gingrich do të jetë ajo e Uashingtonit, ku të martën në mbrëmje në praninë e familjes dhe mbështetësve ai do të tërhiqet zyrtarisht.

Dorëheqja e Gingrishit njoftohet një ditë pasi Romni fitoi zgjedhjet republikane në pesë shtete, duke arritur në kuotën e 844 delegatëve, ndërkohë që Gingrich ka vetëm 137 delegatë. Romnit i duhen edhe 300 delegatë që të arrijë kuotën e nevojshme prej 1144 delegatësh për t’u bërë kandidati zyrtar i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ku do të përballet me Presidentin Obama./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-25 17:22
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›