E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, terrorizoi me armë një shtetas, arrestohet

 Në pranga përfundoi shtetasi Zef Hasani, lindur dhe banues ne fshatin Trojez, komuna Kthellë-Mirditë.

Arrestimi i tij u bë sepse ky shtetas një ditë më parë në fshatin e tij,  për motive të dobëta ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pushkë në drejtim të shtetasit A. D, 43-vjeç. Shtetasi Zef Hasani ka goditur gjithashtu me sende të forta një shtetase tjetër  duke e dëmtuar rëndë. Për këtë ngjarje, u kryen veprimet e para procedurale e hetimore ku gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes me cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua një gëzhojë mod.56.

Policia ushtroi kontrolle të imtësishme në banesën e këtij shtetasit, ndërsa në pyllin aty afër gjeti edhe një armë arme zjarri, pushkë dhjetëshe, mod.56, me pesë copë fishekë, të cilat i mbante pa leje. Janë kryer vendimet e ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasen e dëmtuar dhe tekniko-balistik për armën, fishekët dhe gëzhojën e gjetur në vendngjarje. Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale të “Kanosjes”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosjes me dashje”.

                                                                                             2012-04-26 08:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›