Avokati i Popullit letër Burgajt: Mos mbani nën vëzhgim ish-të përndjekurin Skënder Tufa
TIRANE- Avokati i Popullit i ka dërguar sot një letër drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ministrit të Brendshëm, Flamur Noka në lidhje me ankesat e ish-të përndjekurit Skënder Tufa, i cili pretendon se ndiqet dhe kërcënohet nga policia.
“Në Institucionin e Avokatit të Popullit disa herë është paraqitur dhe ka bërë ankesa shtetasi Skënder Tufa. Ankuesi pretendon se, që prej muajit tetor të vitit 2012, ai së bashku me shtetasit Fatmir Lloçi, Petrit Lipo dhe Besim Valeri, të gjithë ish të përndjekur politik të regjimit komunist dhe pjesmarrës në grevën e urisë të zhvilluar nga ky grupim shoqëror gjatë muajve shtator-tetor 2012, mbahen në vëzhgim 24 orë në 24 nga punonjësit e policisë kriminale të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë. Gjithashtu ankuesi pretendon se, ai dhe grupimi i tyre ndihen nën presionin e policisë dhe të kërcënuar prej saj, sepse në mënyrë abuzive dhe të paligjshme shoqërohen në Komisariatet e Policisë Tiranë sa herë që lideri i Partisë Demokratike zhvillon mitingje ose merr pjesë në aktivitete të ndryshme në qytetin e Tiranës”, thuhet në letrën e AP.
AP bën me dije më tej se “Ndonëse nga DPQ Tiranë dhe më vonë edhe nga ju nuk pranohet fakti që shtetasit Skënder Tufa, Fatmir Lloçi, Petrit Lipo dhe Besim Valeri janë mbajtur në vëzhgim nga strukturat e DPQ Tiranë apo të Policisë së Shtetit, ju bëmë të ditur se pretendimet e ankuesit për mbajtjen e tij në vëzhgim 24 orë në 24 nga punonjësit e policisë kriminale të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, ishin provuar në tre raste nga stafi i Avokatit i Popullit, ndërsa në njërin prej këtyre rasteve edhe personalisht nga vetë Avokati i Popullit. Ky rast ka ndodhur në datën 01.03.2013, në momentin që ankuesi dhe dy shokët e tij ishin paraqitur në institucionin tonë për të bërë ankesë për këtë shqetësim. Nga verifikimi i bërë në këtë rast rezultoi se ata mbaheshin në vëzhgim nga dy punonjës të policisë kriminale, të cilët u identifikuan me saktësi nga ana jonë. Avokati i Popullit dhe stafi i tij komunikuan drejtpërdrejtë me të dy punonjësit e policisë, të cilët ndërmjet të tjerave pranuan se ishin ngarkuar nga eprorët e tyre me detyrën e vëzhgimit të ankuesit në mënyrë të hapur gjatë 24 orëve.
"Në shkresën e dërguar theksuam se rasti i fundit që nga ana e stafit tonë ishte provuar pretendimi i ankuesit Skënder Tufa për mbajtjen e tij në vëzhgim ka ndodhur në datën 02.04.2013. Në këtë datë, në mesditë, ai erdhi në institucionin e Avokatit të Popullit për të bërë ankesë ndaj policisë lidhur me dërgimin me vonesë, pasi kishte kaluar koha e kërkuar për tubim, të përgjigjes për lejimin e zhvillimit të tubimit nga ana e ish të dënuarve politik. Me të drejtë ankuesi ringriti para punonjësve tanë shqetësimin për mbajtjen e tij në vëzhgim duke i treguar me gisht vëzhguesit. Nga stafi ynë u konstatua se ankuesi mbahej në vëzhgim nga dy punonjës policie civilë, njëri prej të cilëve u afrua deri rreth 10-15m pranë zyrës tonë ku ankuesi hyri, ndërsa tjetri qëndronte në distancë më të largët. Gjithashtu punonjësit tanë konstatuan se vëzhguesit vazhduan ta shoqëronin në distancë ankuesin edhe pasi ai u largua nga zyrat tona”.
AP shprehet se mbajtja në vëzhgim të hapur dhe në mënyrë të vazhdueshme e këtyre shtetasve është e kundërligjshme. Këto veprime të kryera nga punonjësit e policisë vijnë në kundërshtim edhe me Konventën Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të Njeriut, sipas Avokatit të Popullit
“Ekspertët tanë kemi arritur në konkluzionin se, shoqërimi në polici dhe në mënyrë të përsëritur i shtetasve Skënder Tufa dhe disa shtetasve të tjerë ish të dënuar politik të regjimit komunist, ishte i kundërligjshëm sepse vinte në kundërshtim me disa ligje sic shkruan më tej AP.
“Nga hetimi administrativ i këtij rasti arritëm në konkluzionin se këto veprime policore ndaj ankuesit Skënder Tufa dhe shtetasve të tjerë të përmendur më sipër janë të kundërligjshme dhe kanë si qëllim ushtrimin e një presioni fizik e psikologjik ndaj tyre nga strukturat shtetërore me qëllim që ata të heqin dorë nga veprimet reaguese e kritike ndaj Qeverisë për pakënaqësitë që kanë për mos zbatimin prej saj të të drejtave të tyre të parashikuara në aktet normative për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politik”, thuhet më tej në deklaratë.
Avokati i Popullit ndër të tjera rekomandon: Marrjen e masave të menjërshme për ndërprerien e veprimeve të kundërligjshme të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, për shoqërimin herë pas here në polici dhe mbajtjen në vëzhgim të shtetasve Skënder Tufa, Fatmir Lloçi, Petrit Lipe dhe Besim Valeri.
Shqyrtimin dhe analizimin me seriozitet dhe objektivitet të këtij rasti, fillimin e ecurisë disiplinore dhe dhënien e masave disiplinore ndaj punonjësve të policisë që kanë urdhëruar vëzhgimin e shtetasit Skënder Tufa.
Përgjithsimin e këtij rasti me qëllim mos përsëritjen nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit të shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në të ardhmen.
Për qëndrimin që do të mbani dhe masat që do të merrni në zbatim të këtij rekomandimi, na vini në dijeni brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, të parashikuar në nenin 22 të ligjit “Për Avokatin e Popullit”.
(m.a/BalkanWeb)