Venezualë, incident në parlament, deputetët zihen me grushte
Venezuelë- Parlamenti i venezuelas u përfshi nga grushtet ndërmjet deputetëve. Incidenti ndodhi gjatë seancës kur, sipas pohimeve të opozitës, shtatë deputetë të rinj janë sulmuar dhe plagosur, teksa po protestonin kundër masës që i ndalonte ata të mbanin fjalim në Asamblenë Kombëtare, për shkak se nuk pranojnë fitoren në zgjedhje të Nicolas Maduros.
Partia në pushtet akuzoi opozitën si fashiste e cila kishte shkaktuar konflikt në parlament, teksa presidenti Maduro tha se dihej që opozita kishte ardhur të shkaktonte telashe.
Përveç rrahjes në Parlament, pas zgjedhjes së Maduros në postin e presidentit më 14 prill, 8 persona kanë vdekur gjatë protestave të dhunshme, ndërsa qindra janë në burgim. Opozita e quan këtë valë të re të represionit ndërsa Maduro e akuzon atë për planifikim të grushtit të shtetit.
(a.h/BalkanWeb)