Avokati i Popullit, një bum ankesash nga qytetarët

Më shumë se 2300 ankesa kanë shkuar në dyert e Avokatit të Popullit nga vetë qytetarët, vetëm në 4 mujorin e parë të ketij viti. Këtë e pohoi vetë avokati Igli Totozani, i cili këtë situatë e lidh me kushtet e vështira me të cilat po operon ky institucion, i cili prej 5 vitesh ka patur ulje buxheti prej 30%.
Për të t`ua shpjeguar më mirë qytetarëve, Totozani e ka quajtur ditën e sotme , "me zyra të hapura” nga ku i ka dhënë mundësi qytetarëve të shohin nga afër kushtet. Totozani u shpreh se kjo nuk do të thotë që do mungojë mbështetja për qytetarët, po shteti duhet të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të cilat po pengojnë cilësinë e shërbimit të institucionit të Avokatit të Popullit.