E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës vijon rikonstruksionin e rrugëve

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për riparimin e 88 rrugëve të kryeqytetit, të cilat i shtohen 100 rrugëve të riparuara gjatë muajve mars-prill. Këtë e pohoi kreu i Bashkisë, Lulzim Basha, gjatë inspektimit të përfundimit të rikonstruksionit të rrugës “Sadik Petrela”. Bashkë me riparimin e rrugëve do bëhet Rehabilimi i bllokut, zëvëndësimi i mureve të vjetra dhe të reja me kangjella dhe gjelbërimi i oborreve.
 

“Bashkë me planin urbanistik dhe planet e mëdha me të cilat po ecim, ne nuk do të harrojmë për asnjë çast nevojat e mëdha që ky qytet ka për shkak të problematikës së madhe që është përballur dhe krahas këtij investimi që shikoni, ne nisim këtë fundjavë projektin e riparimit të 88 rrugëve të tjera të qytetit që do t`i bashkangjitet 100 rrugëve që ne riparuam në periudhën Mars-Prill. Pra gjithsej 188 rrugë të qytetit do t`i nënshtrohen procesit të riparimit. Jam i ndërgjeshëm që këto 188 rrugë janë vetëm një fraksion i vogël i nevojave të qytetit. Por të gjithë duhet ta kuptojmë që në 10 muaj nuk mund të zhbëjmë apo të ndreqim atë që nuk është bërë në dhjetra vite. Por ju siguroj që në këto 10 muaj dhe në muajt e ardhshëm ne do të hedhim hapa të mëdhenj përpara, në drejtim të cilësisë së jetës së qytetarëve në lagjet ku jetojnë”, tha Basha.
 

Sipas kryebashkiakut Basha, këto investime në rruge dhe ujësjellës janë vetëm fillimi, pasi një tjetër projekt është parashikuar për këtë zonë, projekt i cili sipas Bashës, do të sjellë një model qytetërimi në këtë zone. Ne, u shpreh Basha,” do të vazhdojmë derisa i gjithë blloku të përjetojë një standard dhe model të ri qytetërimi, një standard europian, dhe për këtë kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›