Avokati i Popullit,seancë dëgjimore me kandidatët
TIRANE- Pas seleksionimit te 12 kandidaturave per Avokatin e Popullit nga komisioni i saj ad-hoc, Partia Socialiste do të organizojë sot seancen dëgjimore me te perzgjedhurit.
Procedura parashikon nje degjese prej rreth 15 minutash per cdo kandidat, i cili pritet te paraqesë vizionin e tij për detyrën që synon.
Pas kesaj eshte parashikuar edhe nje kohe pyetjesh rreth 10 minuta nga ana e komisionit. Kjo do te jete koha e pyetjeve nga ana e Komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes.
Kandidatët për Avokatin e Popullit
1. Artur Lazebeu
2. Besnik Dervishi
3. Bilal Kola
4. Blerta Kraja
5. Dëshira Subashi
6. Elisabeta Imeraj
7. Ermir Dobjani
8. Ksenofon Krisafi
9. Igli Totozani
10. Përparim Kabo
11. Qirjako Qirko
12. Sokol Hazizaj