Integrimi,Bregu:Në janar axhendë të re veprimi
TIRANË- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka bërë me dije se në janar do të ketë një axhendë të re veprimi për 12 kriteret e lëna si detyrë nga KE, për integrimin e vendit në familjen evropiane.
Duke folur në Komisionin e Integrimit për 12 rekomandimet, Bregu ka theksuar se do të ketë një rishikim të planit të veprimit për kushtet e BE.
Sipas saj, grupi i punës do shohë si po ecën zbatimi i rekomandimeve, ndërkohë që do të ketë edhe ndarje të masave që do të zbatohen nga institucionet qeveritare.