Avramopoulos: Shqipëria nuk do të jetë vetëm nëse përballet me fluksin e refugjatëve
Shqipëria nuk do të jetë vetëm, nëse do të përballet me fluksin e emigrantëve. Kjo ishte deklarata e përsëritur disa herë nga Komisioneri për Migrimin në BE, Avramopoulos.
Zyrtari i lartë i BE, tha se deri tani nuk ka asnjë indicje apo sinjal për përfshirjen e Shqipërisë nga ky fluks, por nëse do të ndodhë, BE do të jete e gatshme ta ndihmojë qeverinë shqiptare për çfardo kërkesë që do të ketë.
Avramopoulos: Vlerësoj punën e Shqipërisë për trajtimin që i ka bërë çështjes së refugjatëve.
As shtetet anëtare nuk ishin të përgatitura për tu përballur me një situatë të vështirë dhe ne ende nuk e dimë se kush do të jenë pasojat në atë që ne e quajmë rajonin e fqinjësisë së mirë.
Shqipëria nuk gjendet vetëm në trajtimin e kësaj çështje nëse do të gjendet në një situatë të tillë.
Deri tani nuk ka indicje që Shipqria të jetë ndikuar nga flukse të emigrantëve, por ne duhet të jemi të përgatitur. Ne po studiojmë situatën në terren.
Kam mirëpritur lajmin e qeverisë shqiptare për planin e emergjencave për trajtimin e refugjatëve.
KE do të japë mëbshtetjen e nevojshme në rast se ajo kërkohet.
KE po jep mbështetje Shqipërisë në mënyra të ndryshme dhe me instrumenta të ndryshme.
Shqipëria të njiihet si vend i sigurt në listen e vendeve të origjinës.
Shqipëria duhet të bëjë më shumë që të ulë emigrantin e shqiptarëve të parregullt.
Për këtë duhet të ndërmerren masa si mbrojtja e kufijve dhe shkëmbimi informacionit me shtetet e tjera.
Tahiri: Pas vizitës në Bruksel dhe pas ftesës që i bëmë mikut tim dhe mikut të Shqipërisë, Avramopoulos patëm fatim ta kemi këtu për të diskutuar për cështje që janë platforma e diskutimit mes Shqipërisë dhe BE. Afirmuam të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Patëm pikëpamje për reformat e qeverisë që tregojnë vendosmërinë për të ndërmarrë hapa shtetformues për drejtësinë, krimit të organizuar, luftës kundër narkotikëve dhe krijimit të një mjedisi më të sigurt për Shqipërinë dhe për vendet e rajonit.
Shkëmbyem ide dhe iniciativa sa i takon bashëkpunimit me institucione të vecanta si Europol, për ta bërë rajonin më të sigurtë dhe për të pasur një ndihmë për kapacitetet dhe burimet njerëzore në polici.
Afirmuam sukseset për hetimet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit si një priporitet i Shqipërisë.
Diskutuam për emigrantët e cila është një shqetësim dhe një emergjencë humanitare që i bën thirrje vlerave tonë dhe solidaritetit mes popujve në raste të tilla.
Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrat dhe të mbaje përgjegjësitë e veta, si një përpjekej në kuadër të një plani europian. Jemi të gatshëm të kontribuojmë, të gjithë bashkë nën flamurin europian, ne mund tia dalim të përballemi me një emergjence të tillë.
Duhet më shumë koordinim mes nesh, duke pasur parasysh të gjitha hapat e këtij procesi.
I shpreha shqetësimin për domosdoshëmirnë për të ecur përpara me një plan të përbashkët për të mos përsëritur skenare që kemi parë me vendet e tjera. Ne duhet të veprojmë shpejt në mënyrë që cdo veprim të jetë i koordinuar dhe për cdo situatë me fluksin e refugjatëve.
Kjo është një çështje europaine që Shqipëria nuk është vetëm dhe nuk do jetë vetëm.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter