E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha mbledh mësuesit, premton shfuqizim të ligjit të arsimit të lartë nëse vjen në pushtet

Partia Demokratike do të shfuqizojë ligjin e arsimit të lartë nëse do të vijë në pushtet. Ky është premtimi që dha kryetari i bashkisë Lulzim Basha në një takim që zhvilloi mesditën e sotme në hotel Tirana me rastin e 7 Marsit, ditës së Mësuesve.

Basha premtoi se arsimi do të jetë prioritet i qeverisë, jo vetëm me llafe por me buxhet.

Lulzim Basha:Nuk kanë bërë asnjë shkollë të re në tre vite ndërsa ato të rikonstruktuarat numërohen me gishtat e dorës. Nuk ka vision prandaj ka mbetur në klasë arsimi i Ramës. Kjo e sotmja është ditë për të reflektuar dhe marrë përgjegjësitë tona për sot dhe për nesër. Investimi tek mësuesit që nuk kanë parë një rritje rroge këto 3 vite por që për PD do jetë prioritet me rritje rroge dhe me specializime. Do shfuqizojmë ligjin klientelist të arsimit të lartë

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›