E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani- Avramopoulos: Duhet të jemi solidarë me emigrantët, por duhet zgjidhje burimore

Gjatë vizitës në Tiranë, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos ka zhvilluar një takim me kreun e Shtetit, Bujar Nishani.

Gjatë bisedës, u diskutua edhe për fluksin e emigrantëve në rajonin e Ballkanit, të cilët synojnë të shkojnë në Evropën Perëndimore. Nishani theksoi se si Shqipëria ashtu edhe të gjitha vendet e Ballkanit dhe Evropës e kanë pjesë të historisë së tyre fenomenin e emigracionit. Presidenti tha se beson tek zgjidhja burimore e këtij problemi, duke mos iu shmangur gjithashtu angazhimit si vend me perspektivë të qartë evropiane për tu bërë pjesë e një zgjidhjeje evropiane për krizën aktuale.

Nishani: Duke qenë solidarë si me dhimbjen njerëzore që ka nxitur flukset migratore ashtu edhe me barrën e rëndë ekonomike dhe sociale që Bashkimit Evropian dhe rajonit tonë u duhet të përballin në këtë sfidë.

Nishani evidentoi si shumë të rëndësishëm adresimin e të dy dimensioneve të kësaj çështjeje, atë humanitar dhe aspektin e sigurisë.

Presidenti nënvizoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi, asistence dhe bashkëveprimi të njehsuar nën ombrellën evropiane për trajtimin e flukseve migratore që lëvizin nëpërmjet Korridorit Ballkanik.

/Ora News/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›