E Diel, 1 Nëntor 2026

Çdo të ndodh këtë javë te Sulejmani i Madhërishëm dhe Kuzej Gunej

Çfarë do të ndodh këtë javë në serialin: Sulejman i Madhërishëm

Plani për vrasjen e Hyrrem-it, Hatixhe rrëfen të vërtetën  
 
547530_217479908353908_599679978_nEkzekutimi i Ibrahimit nuk po e lë të qetë Sulltanin. Ai çdo natë e bën gjumin me ëndrra dhe makthe, ndaj dhe vendos të vizitojë gjykatësin, ndërsa i rrëfen se brenda tij po torturohet. Ndërsa gjykatësi thotë se ai do të gjejë qetësinë dhe se ajo që ka bërë ishte për të mirën e shtetit. Ndërkohë Hyrrem i thotë Sulejmanit se i është mirënjohëse që shtyu ikjen e Mehmetit në sanxhak. Hyrrem befasohet kur sheh Dianën në dhomën e saj.
Rustemi në dilemë
Nigar shkon në harem dhe i kërkon Sumbulit që të takohet me Hyrrem. Ajo e informon atë se Rustem takohet me Shahu dhe se po e bën këtë, sepse dëshiron që ta ndihmojë që të marrë vajzën e saj.  Shahu takon Rustemin, e uron për emërimin dhe i thotë se ajo e di se si ai gërmoi varrin e Ibrahimit. Ajo i kërkon atij të lërë Hyrremin dhe tani e tutje ti shërbejë asaj. Mustafa dhe Mahidevran lënë Manisan. Shahu e pyet Nigarin nëse Hyrrem i beson asaj. Hyrrem takon Rustemin dhe e pyet se si ishte dita e tij dhe Rustem i tregon për emërimin e tij, por nuk i thotë të vërtetën për bisedën me Shahu. Hyrrem habitet kur sheh Bali Beun. Sumbul i thotë Hyrremit se në pallatin e Hatixhesë është përkujtimorja për të 40-at e Ibrahim dhe pyet nëse Rustem do të jetë besnik në planet e tyre. Hyrrem thotë se në mos tani, në një moment të caktuar, Rustem do të dojë të shoh interesat e veta dhe jo të sajat.
Plani për vrasjen e Hyrrem
Diana e urdhëruar nga Hatixhe fillon planin e vrasjes së Hyrremit, në fillim ajo vret kujdestarin bashkë me skllaven e Hyrremit, por në momentin që është gati që të sulmojë Hyrremin, në atë moment dëgjon një trokitje në derë dhe Sumbulin që bërtet. Kur ata thyejnë derën dhe hyjnë në hamam, Diana bërtet se skllavja u përpoq të vriste Hyrremin, se ajo dyshoi për këtë kur pa Again të vrarë në korridor dhe hyri që ta shpëtojë. Hyrrem e tronditur del jashtë hamamit dhe sulmon Sumbulin për shkak të asaj që ka ndodhur, duke i kërkuar atij që të gjejë se kush donte ta vriste dhe duke i thënë atij se Mjeshtre Fajrie (Diana) e shpëtoi atë. Merxhan Aga shikon skenën.
Hatixhe pret lajmin
Në pallatin e Hatixhesë pasi memoriali ka mbaruar, ajo pyet Gulfem pse nuk kanë marrë ende lajmin. Shahu kupton se diçka është planifikuar nga ana e tyre dhe Afife thotë se ajo është e detyruar të kthehet në pallat, sepse e ka lënë haremin për shumë orë. Shahu shkon me të. Hyrrem e mërzitur pyet ku është Afife dhe pse ajo nuk është shfaqur ende. Kur Nazli i thotë se Afife ka shkuar në memorialin e Ibrahimit, Hyrrem e inatosur thotë se obligimi i saj është haremi dhe pyet veten nëse edhe ajo është e përfshirë me ata që duan ta vrasin. Diana i tregon Sumbulit Aganë e vdekur dhe i shpjegon atij se si ajo e frikësuar vrapoi për të shpëtuar Hyrremin.
Hyrrem i tregon Sulejmanit
E tronditur Hyrrem vrapon për ti treguar Sulejmanit se atë donin ta vrisnin, edhe Sulejmani çuditet nga ato që dëgjon duke pyetur i inatosur se kush ka guxim ta bëjë një gjë të tillë. Hyrrem thotë se ata që e duan të vdekur, janë njëjtët të cilët e konsiderojnë përgjegjëse për vdekjen e Ibrahimit. Shahu dhe Afife kanë arritur në pallat dhe Merxhan Aga i informon ato në lidhje me incidentin. Afife shkon të shohë se si është gjendja e Hyrremit. Kur ata mbeten vetëm, Merxhan Aga i thotë Shahu se nuk ishte e nevojshme që ai të ndërhynte sepse mjeshtrja shpëtoi Hyrremin duke vrarë skllaven që donte të vriste Hyrremin. Shahu kupton se në këtë mes është e përfshirë Hatixhe. Hyrrem i kërkon Sulejmanit që të ndëshkojë ata që donin ta vrisnin dhe Sulejman i thotë se do ti vrasë me duart e veta.
Kush është fajtori
Kur Afife hyn në dhomë e frikësuar falënderon Perëndinë që Sulltaneshë Hyrrem është gjallë. Sulejman i bërtet duke i thënë se ai i ka besuar familjen dhe ajo nuk e mbron. Afife i thotë se ka të drejtë dhe se ajo do të bëjë më të mirën e saj për të gjetur fajtorin. Afife pyet Dianën me dyshim, se cila është arsyeja e marrëdhënieve të mira që ajo ka me Gulfem dhe cili është qëllimi i saj. Diana mohon se ajo ka qëllime të këqija duke thënë se gjithkush dëshiron të shërbejë në pallat dhe kjo është arsyeja përse ia kërkoi Gulfem. Shahu shkon në pallatin e Hatixhesë dhe e zemëruar e qorton se përse ajo nuk e dëgjon kur i thotë që të jetë e duruar por u përpoq të vriste Hyrrem dhe dështimi i tyre e bëri atë edhe më të fortë.  Hatixhe thotë se nuk i intereson, sepse ajo ndjehet e vdekur, që kur vëllai i tyre vrau Ibrahimin. Kur Shahu thotë se Diana shpëtoi Hyrremin, kushdo është i habitur dhe Hatixhe pyet Gulfem se si kjo është e mundur duke qenë se ajo duhet ta vriste.
Dyshimet mbi Dianën
Mahidevran kur sheh Jahjan të përhumbur i thotë atij që të harrojë Mihrimamë dhe të mendojë vetëm për sigurinë e Mustafës. Shahu i thotë Hatixhesë se duhet të jenë të duruara. Ato mendojnë se Fajrie është e besuar, por ajo ishte e detyruar që të reagonte ashtu. Afife nuk ka besim te Fajrie, ndërsa Hyrrem dëshiron ta shpërblejë duke hedhur poshtë propozimin e Afifes për të dërguar përsëri në pallatin e vjetër. Sulejman dëgjon tinguj që vijnë nga dhoma e Ibrahimit dhe duke ecur si i hutuar në korridor, ai sheh me imagjinatën e tij Ibrahimin që qëndron në dhomë. Ai i afrohet, i hutuar dhe kur hyn në dhomë, sheh Bali Beun. Kur Bali Beu e pyet nëse ai dëshiron që të hetojë vrasjen në tentativë të Hyrremit, Sulejman thotë se ai do të bëjë këtë gjë vetë.
Hyrrem miqësohet me armiken
Hyrrem afrohet me Dianën kur ajo i thotë se është nga Hungaria dhe se nuk di asgjë për familjen e saj pasi i kanë ndarë kur ajo ishte fëmijë. Ajo e shpërblen dhe e pyet Sumbul nëse i beson asaj. Sumbul përgjigjet pozitivisht dhe shton se Afife po kërkon dikë që ta fajësojë, kjo është arsyeja pse dyshon tek ajo. Shahu i thotë Hatixhesë se do të ishte mirë për të që të shkonte në Manisa. Hatixhe e kupton se ky është vendimi i Sulltanit dhe ankohet që Sulltani nuk e vrau por e la të torturohet duke e larguar.
Largimi i Hatixhes
Gulfem hyn në dhomë dhe akuzon Hyrremin se ajo e largoi atë në Manisa dhe se Hatixhe nuk ka lidhje me vrasjen në tentativë, diçka që surprizon Mihrimah. Hyrrem thotë se ajo nuk u ka thënë në lidhje me incidentin as fëmijëve të saj në mënyrë që të mos urrejnë hallën e tyre. Hatixhe bërtet se ajo nuk do të lërë pallatin e saj të në cilin ka jetuar me Ibrahimin dhe se askush nuk mund ta largojë. Hyrrem i thotë Sulejmanit se ajo mësoi se ai e ka dërguar Hatixhenë në Manisa. Hatixhe i thotë Sulejmanit se tentativa për vrasjen e Hyrremit ishte një plan i saj në mënyrë që të bënte Hyrremin të ndjente të njëjtën dhimbje…

*********

Çfarë ndodh këtë javë në telenovelën Kuzej Gunej: Kuzeji takohet me nënën e Zejnepes

Zbulohet sekreti i Sinanerve,
shfaqet Burak Çatallxhallë,
Banu humbet kontrollin

Xhemre feston ditëlindjen, për të bërë xheloz Kuzejin ajo fton edhe Barësh-in

Lidhja e Kuzejit me Zejnepen vazhdon të lëndojë Xhemren, e cila pas çdo takimi më ta ndihet keq, por prapë nuk arrin ta largojë zemrën dhe ndjenjat e saj nga Kuzeji. Nga ana tjetër është Barëshi, që pas ndarjes nga Venys, po i afrohet gjithnjë e më shumë Xhemres, duke i ofruar një jetë luksoze, përfshirë edhe shëtitje me jaht. Pikërisht gjatë kësaj shëtitjeje ata flasim për gjëra të cilat nuk i dinin më parë nga njëri-tjetri. Thellë brenda zemrës së tij as Kuzeji nuk e aprovon lid

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›