E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axl Rose nxehet me pronarin e pijeve

Lideri i Guns N' Roses, Axl Rose, ka akuzuar pronarin e nje kompanie pijesh se nuk e mbajti premtimin, qe u kishte bere fansave te tij. Dr Pepper kishte premtuar se do t’u shperndante pije falas te gjithe amerikaneve, nese Guns N' Roses do te publikonin nje album te ri gjate ketij viti.

Avokati i kengetarit, Alan Gutman permes nje letre shkroi se firma mashtroi konsumatoret dhe prishi diten e daljes ne treg te albumit “Chinese Democracy”.

“I kerkojme kompanise pagese te pershtatshme per klientet tane per perdorimin e paautorizuar dhe abuzimin per te bere publicitet me emrin tone”, tha avokati, qe kerkoi edhe nje faqe te plote te faljes, te botuar ne “The Wall Street Journal”, “USA Today”, “The New York Times” dhe “Los Angeles Times”.

Drejtuesit e kompanise kane thene se vetem sa e kane shtyre premtimin dhe kane hapur nje linje telefonike per te pranuar kerkesat.  



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›