"Fishkëllimë në errësirë" premierë në TK
Një vepër, e cila jo vetëm protagonistëve ju kanë lënë pezull frymën nga emocionet, por dhe që publiku e pret me shumë emocion. "Fishkëllimë në errësirë" drama irlandeze, e cila sjell tmerrin e njw familjeje të dhunshme, do të interepretohet nga emrat më në zë të aktrimit në Shqipëri. Duket se Reshat Arbana në rolin e Xhef Kalni, babai i familjes irlandeze, ka mbledhur rreth vetës si një familje të vërtetë një ndjesi që të bën akoma dhe më kurioz ta shohësh sesi mjeshtria e tij aktoriale ndërthuret në breza të tërë. Spiro Duni është po aq i emocionuar para premierës dhe pse është regjisori i eksperiencave të mëdha. Tom Murphy, autori i veprës i cili e shkroi për realitetin irlandez, do të flaës këtë herë shqip. E kështu regjisori Duni ka përzjedhur ata të cilët i mendon si bisha të kësaj vepre, por jo bisha në kuptimin brutal, por bisha të skenës që ndryshe nga ata, dinë të pushtojnë skenën në një dramë të madhe. Të bie në sy sesi ethet e veprës i kanë mbërthyer të gjithë. Janë bërë të tjerë, ndryshe dhe gati për lojën profesionale. Të shohësh të ndryshuar Arbanën e madh, Naum Shundin apo Bujar Asqeriun kjo sështë pak. Ata janë të gatshëm të përballen me publikun nëpërmjet veprës së Murphy dhe publiku duhet ti shijojë në datat 28,29 dhe 30 nëntor, në sallën e Teatrit kombëtar.