E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azarenka triumfon në Australia Open

Vitoria Azarenka ka fituar për herë të dytë radhazi trofeun e Australia Open duke vendosur një tjetër rekord në aspektin personal.

Bjelloruses i ka buzëqeshur shumë fati në këtë ndeshje, pasi kundërshtarja Na Li është dëmtuar në fillim të setit të dytë në kavilje duke ja lehtësuar rrugën drejt triumfit.

Setin e parë kinezja e ka fituar pa shumë vështirësi 6-4, në setin e dytë si pasojë e dëmtimit humbi 6-4,

ndërsa në setin final fitoi akoma më me shumë lehtësi 6-3, pasi kinezja ishte dorëzuar si pasojë e dhimbjeve në fushë. Të dielën zhvillohet finalja e meshkujve Djokovic-Murray.

(d.b/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›