E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern 250 mln euro per Messin

Ishin protagonistët e sukseseve të Barcelonës. Tani ëndërrojnë një ribashkim, por larg “Camp Nou”.

Të gjitha klubet e dëshirojnë Lionel Messin. Por duket e vështirë që sulmuesi të largohet nga Spanja.

Vetëm Pep Guardiola, trajneri që e ngriti në një nivel tjetër, mund ta bindë argjentinasin të ndryshojë fanellë.

E pikërisht duke përdorur kartën “Guardiola”, te Bayern Munich kërkojnë goditjen më të madhe në merkato.

Hipoteza e transferimit të Messit te gjigandët e Bundesligës është e realizueshme.

Shifra për tu paguar për lojtarin më të mirë në botë është 250 milionë euro.

Bavarezët do të ishin të gatshëm të paguanin klauzolën për prishjen e kontratës së katër herë fituesit të “Topit të Artë”. Objektivi është që edhe në Mynih të krijohet një cikël fitues si te Barça.

Fondet për këtë transferim do ti siguronin sponsorët e Bayernit.

Tani mbetet gjithçka në dorë të Lionel Messit. Vendimin final e merr vetëm lojtari.

Ai ka theksuar se do ta mbyllë karrierën te katalanët. Por, me ndërhyrjen e Guardiolës, situata mund të ndryshojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›