E Diel, 1 Nëntor 2026

Casillas 3 muaj jashte fushave te lojes

Kapiteni i Realit të Madridit, Iker Casillas do të mungojë për 3 muaj nga fushat e lojës.

Portieri u operua pasi theu gishtin e dorës së majtë. Ai nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjet e 1/8-ave në Champions League kundër Manchester United.

Për të zëvendësuar Casillas, te Reali blenë menjëherë portierin e Sevillas, Diego Lopez.

Megjithatë, dëmtimi i kapitenit është një humbje shumë e madhe.

Kjo jo vetëm për ambiciet europiane të ekipit të Mourinhos, por edhe sepse në harkun e një muaji, madrilenët do të luajnë tre përballje në “El Clasico”.

Përballja e parë me rivalët e Barcelonës luhet më 30 janar, në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Në atë sfidë, merengues nuk do të kenë në dispoicion 5 futbollistë. Përveç Casillas, do të mungojnë edhe të dëmtuarit Pepe dhe Sergio Ramos, ndërsa Coentrao e Di Maria janë të pezulluar.

Ndeshjet e tjera me Barçën do të luhen më 26 ose 27 shkurt dhe më pas takimi në kampionat më 2 mars në Santiago Bernabeu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›