Azem Syla:Nuk kam mashtruar Zvicrën
Deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Azem Syla, ka deklaruar se shkrimet në media lidhur me ‘keqpërdorimin’ e ndihmave të shtetit zviceran nga ana e tij, nuk janë të vërteta. Ai ka thënë se këto akuza kanë për qellim të vetëm njollosjen e veprimtarisë së tij dhe madje edhe të luftës së shenjtë të popullit të Kosovës.
“Kam marrë ndihma si azilant politik prej vitit 1994, por asnjëherë nuk kam marrë pension. Atje kam jetuar me familje. Mbi 1000 franga kam marrë për banesë, ndërsa rreth 1000 franga i kam marrë për nevoja jetësore që kam pasur unë dhe familja ime”.
Në emisionin Debat të RTK, Syla ka thënë se për të marrë statusin e azilantit politik ka paraqitur dokumentet për veprimtarinë e tij kombëtare, të vërtetat mbi përndjekjen që i ka bërë regjimi serb dhe qëndrimin në burg.
“Prej momentit të kandidimit për deputet në Kuvendin e Kosovës nuk kam marrë ndihma nga shteti zviceran. Kurrë nuk kam marrë edhe ndihmat zvicerane edhe pagën në Kosovë, pra moralisht dhe sinqerisht them se nuk e kam mashtruar shtetin zviceran”.
Syla ka përsëritur se shkrimet në media për përfitim qindra mijëra euro nga shteti zviceran nuk janë të vërteta. Sipas tij, nuk është e vërtetë as marrja e lejeqëndrimit.
“Gjithnjë qarqe të caktuara kanë bërë thashetheme, jo Azem Syla kështu, jo ashtu, për Azem Sylën e SHIK, e tani gjoja për përfitimet nga shteti zviceran, por që të gjitha janë të pavërteta dhe kanë si qëllim denigrimin tim” ka thënë Syla.
Kërkesa e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Urlike Lunacek, për dorëheqjen e tij nga posti i deputetit se kështu po e dëmton imazhin e Kosovës, sipas Sylës, tregon se Lunacek është e painformuar. Ai ka thënë se për të dorëheqja nuk paraqet asnjë problem, por siç ka thënë ai, përpara duhet të dalë e vërteta në dritë.
Lidhur me përfoljen se Azem Syla duhet ta dijë se ku kanë mbetur 40 mijë marka për blerjen e armatimit për komandantin legjendar Adem Jashari, Syla ka thënë se të gjitha mjetet kanë shkuar në destinacion.
“Unë flas prej zemrës, të gjitha mjetet, jo 40 mijë marka, por edhe 4 milionë, ose 40 milionë, kanë shkuar në destinacion. Ato para nuk kanë mbërri tek unë, sepse nuk kam qenë drejtues i fondit, por megjithatë them se kanë shkuar në destinacion.
Ndërsa etiketimet që më janë bërë për këto 40 mijë euro, nuk qëndrojnë. Ata që mendojnë se ku janë këto para, le ta pyesin ndërgjegjen e vet” ka përfunduar Syla.
(ar.si/BalkanWeb)