Tiranë, ekzekutohet miku i Emiljano Shullazit
Tiranë - Një ngjarje e rëndë ndodhi të martën në mbrëmje, rreth orës 21.00, në një rrugicë mës rrugës së Kavajës dhe Rrugës Myslim Shyri në Tiranë. Shtetasi Arlind Fuga, 34 vjec, mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua nga afër me armë, nga një person i cili po e priste të dilte jashtë një bilardoje ku viktima kishte qenë duke luajtur.
Ndërsa nuk ka ende asnjë të dyshruar për krimin, policia di se në çujra të kërkojë. Viktima ishte mik i një prej protagonistëve më të njohur të botës së krimit në kryeqytet, Emiljano Shullazi dhe kjo ka bërë që dyshimet e para të lindin pikërisht për ndonjë larje hesapesh mes grupeve kriminale.
No related posts.