E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azemi bashkon politiken ne Varrezat e Deshmoreve Eljona Ballhysa

Basha: Azemi, simbol i unitetit kombetar

Me nderimet me te larta shteterore, te organizuara nga Bashkia e Tiranes, eshte perkujtuar ne 15 vjetorin e vrasjes, Heroi i Demokracise, Azem Hajdari i cili nga dje do te prehet ne Varrezat e Deshmoreve. Personalitetet me te larta shteterore, Presidenti i Republikes Bujar Nishani, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, Kryeministri ne detyre, Sali Berisha, kryebashkiaku Lulzim Basha, perfaqesues te partive politike, studentet e dhjetorit ‘90, intelektualet, nismetare te levizjes per demokraci, miq, shoke, kolege te Azemit dhe qindra qytetare te Tiranes jane perulur dje me nderim dhe respekt, perpara vepres dhe kontributit te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari. Per me shume se dy ore, ne Pallatin e Kongreseve jane zhvilluar homazhe, ne nder te Azem Hajdarit, studentit qe guxoi te ngrihej kunder regjimit komunist dhe te vihej ne krye te levizjes studentore qe i dha goditjen fatale regjimit me te eger diktatorial ne Europe. Rreth mesdites, kortezhi i permortshem me arkivolin e vendosur ne shtratin e topit, i shoqeruar nga dhjetera qytetare te Tiranes u nis per ne Varrezat e Deshmoreve, ku do te prehet perjetesisht. Kryebashkiaku, njekohesisht dhe kryetari i PD-se, Lulzim Basha ka vleresuar lart rolin dhe kontributin e Azem Hajdarit ne Levizjen Demokratike te dhjetorit 1990 e cila shenoi ndarjen e Shqiperise nga diktatura komuniste dhe fillimin e eres se re te demokracise perendimore. Sipas Bashes, permbysja e sistemit komunist ne Shqiperi mori jeten e Azem Hajdarit. “Azem Hajdari u vra mbremjen e 12 shtatorit, para selise se Partise Demokratike. U vra sepse kishte qene prijesi i Levizjes Studentore te dhjetorit 1990; u vra sepse kishte qene protagonist ne perpjekjen e suksesshme, per fitoren paqesore te pluralizmit dhe hapjes demokratike te vendit; u vra sepse kishte qene themelues i oreve te para dhe kryetari i pare i Partise Demokratike, nga dhjetori i vitit 1990 deri me 14 shkurt 1991. Nuk eshte e vertete, se permbysja e komunizmit ne Shqiperi u be ne menyre krejt paqesore. Levizja shqiptare per liri dhe demokraci ka dhene liderin e saj te pare, ka paguar me gjakun dhe jeten e Azem Hajdarit”, eshte shprehur Basha. Per kreun e Bashkise, Lulzim Basha, figura e Azem Hajdarit apelon dhe sot per bashkim dhe unitet, rreth vlerave te demokracise dhe ceshtjes kombetare. “Sot, ndersa vazhdon te lartesohet ne piedestalin e nderit te kombit, figura e Azem Hajdarit apelon me fort se kurre, per bashkim dhe unitet rreth vlerave te demokracise dhe ceshtjes kombetare. Vertet ishte themelues dhe drejtues i larte i Partise Demokratike, por trashegimia dhe testamenti i tij politik u perkasin gjithe shqiptareve, pa dallim partish, krahinash dhe fesh”, – theksoi kryebashkiaku Basha.

Berisha: Azemi gjunjezoi diktaturen me te eger ne Evurope

Kryeministri ne detyre, Sali Berisha i shoqeruar nga bashkeshortja ka marre pjese dje ne ceremonine e homazheve ne nderim te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari. Ne mesazhin e tij ne facebook, kryeministri ne detyre shkruan se Azemi gjunjezoi diktaturen me te eger ne Europe. “Te dashur miq, sot vendosem ne Varrezat e te Reneve te Kombit, eshtrat e burrit te madh te kombit shqiptar, tribunit legjendar te lirive dhe dinjitetit njerezor te shqiptareve, udheheqesit te levizjes studentore te dhjetorit ‘90, themeluesit te PD-se, mikut tim te paharruar Azem Hajdarit. Ne krye te levizjes studentore ne dhjetor te vitit 1990 Azemi gjunjezoi diktaturen me te eger komuniste ne Europe dhe beri per lirine e shqiptareve te shtypur me shume se kushdo tjeter ne histori. Nder perjete vepres se pavdekshme dhe kujtimit te ndritur te Azem Hajdarit! Azem ti je gjalle”, - shkruan Berisha.

Berisha: Azemi udhehoqi levizjen ne nje moment historik

Kryeministri ne detyre, Sali Berisha i shoqeruar edhe nga bashkeshortja, Liri Berisha, ka zhvilluar dje nje vizite ne familjen e Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, ne perkujtim te 15 vjetorit te ndarjes se tij nga jeta. Pas vizites, z.Berisha tha per mediat se ne 15 vjetorin e renies, eshtrat e Azem Hajdarit, burrit te shquar te kombit shqiptare, tribunit legjendare te lirive dhe te drejtave njerezore, te dinjitetit njerezor te shqiptareve u vendosen ne Varrezat e Deshmoreve, ne altarin e lirise se kombit tone. Per z.Berisha, ky ishte nje nderim plotesisht i merituar, pasi askush ne histori, si individ, nuk ka bere me shume per lirine e shqiptareve, sesa Azem Hajdari. “Ai ne nje moment kritik per kombin shqiptar, udhehoqi levizjen paqesore per liri dhe dinjitet te studenteve te universiteteve te Tiranes, levizje, qe do te gjunjezonte ne nje kohe te shkurter diktaturen me te eger ne Europen komuniste”, - solli ne vemendje Berisha. Ai theksoi se Azem Hajdari ishte tribuni, udheheqesi i kesaj levizjes, themelues dhe udheheqes i Partise Demokratike dhe ne te gjithe karrieren e tij politike, ai u qendroi besnik vlerave, endrrave, aspiratave, idealeve te bashke studenteve te tij, me te cilet nisi ne 8 dhjetor betejen e madhe te lirise, ne rruget dhe sheshet e Tiranes.

Meta: Te bejme realitet endrren e Azemit, Shqiperine ne BE

Kryetari i Kuvendit te Shqiperise, Ilir Meta beri dje homazhe ne nderim te figures se “Heroit te Demokracise” Azem Hajdari. Kryetari i Kuvendit shoqerohej ne kete ceremoni nga sekretari i Pergjithshem te LSI-se, Luan Rama. Qe te dy vendosen nje kurore me lule ne arkemortin e Heroit te Demokracise ndersa u perulen me nderim. Meta gjithashtu la nje shenim ne librin e ngushellimeve te hapur me kete rast. Kryetari i Kuvendit shprehu ngushellimet e sinqerta bashkeshortes, femijeve dhe te afermve te Azem Hajdari. Me pas, ne nje prononcim per mediat Kryetari i Kuvendit vleresoi lart figuren dhe vepren e Heroit te Demokracise. Ai tha se Azem Hajdari mbetet simbol i luftes dhe i perpjekjeve per liri dhe demokraci, ai mbetet simbol i Levizjes Studentore te dhjetorit. “Sot eshte nje dite e rendesishme, eshte nje dite homazhesh dhe kujtimi per simbolin e levizjes studentore te Dhjetorit, e cila ktheu faqen e Shqiperise, permes thirrjes: “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”, per ish- kolegun tone Azem Hajdari, kujtim i te cilit do te jete gjithmone i paharrueshem”, eshte shprehur Meta, ndersa beri thirrje qe politika shqiptare te vazhdoje qe te coje perpara endrren e Azem Hajdarit per te patur nje Shqiperi anetare te denje te Bashkimit Europian, nje vend te barabarte mes te barabarteve ne Europe. “Eshte dhe nje dite angazhimi per te ardhmen per te plotesuar dhe endrren e tij, qe Shqiperia te jete si e gjithe Evropa dhe e gjithe gjenerates qe ai drejtoi per te ndryshuar faqen e Shqiperise, pra studenteve te Dhjetorit. Ai nuk e kurseu guximin, kurajen dhe vizionin e tij duke rrezikuar gjithcka. Jam i bindur se gjithe ne te tjeret do te na duhet vetem te tregojme me shume urtesi, pergjegjshmeri ne menyre qe endrra e tij dhe gjithe studenteve te Dhjetorit te behet realitet sa me shpejt qe Shqiperia te behet nje anetare e denje e Bashkimit Evropian. I paharruar kujtimi i Azem Hajdarit. Eshte emer qe kujton jo vetem nje ndryshim epokal te nisur ne dhjetor te vitit 1990, por na kujton qe keto sakrifica duhet t’i respektojme dhe ti cmojme qe endrren e tij dhe te gjithe gjenerates se tij ta permbushim sa me shpejt”, u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Pas homazheve, Kryetari i Kuvendit mori pjese ne ceremonine e rivarrosjes se eshtrave te Azem Hajdarit ne varrezat “Deshmoret e Kombit”, si dhe ne dreken e shtruar me kete rast.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›