Basha: Qendrimi i unifikuar i opozites sprapsi mazhorancen
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi dje paradite Grupin Parlamentar ne te cilin u vendos qe deputetet demokrate te marrin pjese ne seancen e pasdites. Pas mbledhje Basha tha per mediat se qendrimi i unifikuar i opozites i ndermarre nje dite me pare, sprapsi maxhorancen nga veprimet antikushtetuese. Basha tha se transparenca dhe llogaridhenia jane standarde te demokracise, per te cilat opozita gjithmone do te luftoje. “Dje pati nje perpjekje antikushtetuese per te imponuar me gjuhen e arrogances, nje standard te vjeter dhe te tejkaluar ne raport me komunikimin me opoziten dhe nje standard te ri te rrezikshem per sa i perket mungeses se transparences, mungeses se ballafaqimit dhe mohimit qytetareve shqiptare te se drejtes per te ndjekur nje debat kushtetues mbi premtimet e maxhorances se re dhe programit te saj.
Qendrimi yne i djeshem, i prere per te denoncuar kete qendrim te papranueshem si ne forme edhe ne permbajtje, kete hap te pare jo premtues, ishte vetem ne mbeshtetje te aspirates se cdo qytetari shqiptar per nje nderveprim transparent. Nepermjet ketij qendrimi Partia Demokratike dhe aleatet e saj mbrojten parimet e shenjta te transparences pergjegjshmerise dhe llogaridhenies parlamentare”, u shpreh Basha. Ai gjithashtu i beri thirrje maxhorances se re qe te depozitoje ne rruge ligjore programin qeverises. Basha tha se deri dje ne mesdite deputetet e PD-se nuk kane marre ne rruge ligjore programin qeverises. “Uroj qe vendosja e procesit ne binaret kushtetues te nise nje ore e me pare duke filluar me depozitimin kushtetues te programit te qeverise, cka nuk ka ndodhur akoma. Maxhoranca duhet ta kuptoje se pergjegjesite e saj jane pertej nje shfaqje mediatike, keto jane pergjegjesi kushtetuese dhe duhet te ushtrohen ne menyre kushtetuese. Presim qe programi te na vihet ne dispozicion ne menyre kushtetuese nga Kuvendi i Shqiperise”, - tha Basha.