Azemin e vrane mbetjet e regjimit komunist u hakmoren per rrezimin e diktatures hoxhiste

Homazhe te drejtuesve te larte te PD-se Bode Patozi e Basha ne memorialin e heroit te demokracise. Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike fajeson drejtperdrejt perfaqesuesit e nomenklatures komuniste si autore te ngjarjes se 12 shtatorit 98 ku prane selise se PD-se pas nje bresherie automatiku mbeti i vrare deputeti Azem Hajdari dhe shoqeruesi i tij Besnik Cerja
I prere ne deklaraten e tij ishte sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike dhe njeherazi ministri i Financave Ridvan Bode i cili fajesoi drejtperdrejt si autore te ngjarjes se 12 shtatorit te vitit 1998 ku mbeti i vrare deputeti i PD-se Azem Hajdari eksponente te ish regjimit komunist. Bode e lidh kete fakt me argumentin se Azemi udhehoqi levizjen studentore te 90-es nga ku edhe lindi partia e pare opozitare Partia Demokratike cka vetem pak muaj me vone do te konfirmohej edhe shembja e plote e regjimit diktatorial qe mbahej ne kembe me paterica nga Ramiz Alia. Falangat e komunizmit u hakmoren ndaj Azem Hajdarit per ate qe beri ne vitet 90-te. Ato nuk pranuan dhe nuk u pajtuan per nje kohe te gjate me humbjen e pozitave dominuese mbi kombin shqiptar ato qe zgjaten doren dhe u hakmoren ndaj Azem Hajdarit per ato qe ai beri ne dhjetor te lsquo90-s u shpreh Bode. Sipas tij pas 12 vitesh sa me shume largohemi nga ajo kohe aq me shume rritet dimensionohet vepra e Azem Hajdarit. Bode u shpreh se nderimi per figure e Hajdarit nje shenje respekti per punen dhe vepren e nje njeriu qe punoi per vendin dhe i dha gjithcka. Ai e cilesoi Hajdarin si prijesin e levizjes studentore ideatori dhe qendrestar njeriu qe ideoi permes levizjes studentore pluralizmin ne Shqiperi dhe rrezimin e levizjes studentore ne vend. Aq me shume merr vlera angazhimi qendrestar dhe perkushtimi i tij qe i kushtoi ne fund te fundit edhe jeten tha sekretari i pergjithshem i PD-se Bode. Ne emer te Partise Demokratike Ridvan Bode i shprehu pershendetjet me te ngrohta familjes se Azemit demokrateve ne te gjithe vendin dhe te gjithe perfaqesuesve te levizjes studentore te dhjetor lsquo90-s. Edhe njehere gjejme rastin per te sjelle pershendetjet per familjen e Azem Hajdarit dhe te truprojes se tij dhe ti pershendesim te gjithe demokratet per liderin tone te levizjes studentore me rastin e 12 vjetorit deklaroi me tej sekretari i PD-se dhe njeherazi ministri i Financave Ridvan Bode.
Azem Hajdari 12 vjet nga vrasja e liderit te levizjes studentore te dhjetorit 1990
Dje eshte perkujtuar 12 vjetori i vrasjes se deputetit te Partise Demokratike Azem Hajdar. Perkujtimi i tij eshte bere permes nje ceremonie ku moren pjese te aferm miq politikane personalitete te larta dhe deputete te Partise Demokratike anetare te kabinetit qeveritar dhe mjaft te ftuar te tjere. Te pranishmit zhvilluan homazhe ne memorialin e deputetit te Partise Demokratike te vrare 12 vjet me pare. Figura e Azemit eshte vleresuar lart nga te gjithe te pranishmit ne ceremoni ne shenje respekti per punen dhe vepren e nje njeriu qe punoi per vendin dhe i dha gjithcka. Duke folur per mediat bashkeshortja e Azem Hajdarit Fatmira Hajdari u shpreh se vrasja e Azemit eshte ende e pazgjidhur dhe se i takon politikes te zbardhe ngjarjen. Azemi nuk eshte vrare per arsye familjare por per arsye politike. I takon politikes ta zbardhe ngjarjen. Une jam gjyqtare dhe e di shume mire lidhjen me ceshtjen e Azemit. Nuk jane marre prova dhe fakte qe mund te hidhnin drite. Nuk jane sqaruar qartesisht u shpreh Fatmira Hajdari. Ne emer te Partise Demokratike sekretari i Pergjithshem Ridvan Bode perkujtoi 12 vjetorin e vrasjes se udheheqesit te levizjes studentore dhjetor lsquo90-te Azem Hajdari. Pas 12 vitesh sa me shume largohemi nga ajo kohe aq me shume rritet dimensionohet vepra e Azem Hajdarit. Aq me shume merr vlera angazhimi qendrestar dhe perkushtimi i tij qe i kushtoi ne fund te fundit edhe jeten. Kane qene falangat e regjimit te vjeter komunist te cilat nuk pranuan dhe nuk u pajtuan per nje kohe te gjate me humbjen e pozitave dominuese mbi kombin shqiptar ato qe zgjaten doren dhe u hakmoren ndaj Azem Hajdarit per ato qe ai beri ne dhjetor te lsquo90-es. Edhe njehere gjejme rastin per te sjelle pershendetjet per familjen e Azem Hajdarit dhe te truprojes se tij dhe ti pershendesim te gjithe demokratet per liderin tone te levizjes studentore me rastin e 12 vjetorit u shpreh sekretari i pergjithshem i Partise Demokratike Azem Hajdari. Azem Hajdari mbeti i vrare me 12 shtator te vitit 1998 prane selise se Partise Demokratike pasi i kishte shpetuar 2 atentateve te tjera. Te pranishem ne ceremonine e djeshme perkujtimore ishin sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike Ritvan Bode kryetari i Grupit Parlamentar te PD-se Astrit Pazoti ministri i Brendshem Lulzim Basha si dhe mjaft personalitete te tjera te cilet kane vendosur kurora ne memorialin qe ndodhet ne vendin ku u vra Azem Hajdari.
Kush ishte Azem Hajdari
Azem Hajdari u lind ne 11 mars 1963 ne qytetin e Tropojes. Pas perfundimit te shkolles se mesme ne qytetin e lindjes ai vijoi studimet ne Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike ne Universitetin e Tiranes ku u diplomua per filozofi ne vitin 1993 ndersa ne vitin 1995 u diplomua si jurist. Ne dhjetor te 1990 ishte udheheqes i Levizjes Studentore per shembjen e diktatures komuniste ne Shqiperi ndersa ne vitet 1991 - 1993 nenkryetar i Partise Demokratike te Shqiperise e para parti opozitare pas gati 50 vjet diktature komuniste. Deputet i PD-se ne kater legjislatura Azem Hajdari ka qene anetar i Kryesise se kesaj partie dhe ne vitet 1992-1996 Kryetar i Komisionit Kuvendor per Rendin Publik dhe SHIK-un. Ai eshte shpallur lsquoQytetar Nderi i pothuajse te gjitha bashkive e komunave te Shqiperise si ne Tirane Vlore etj. Ne vitin 2002 Azem Hajdari u nderua me Urdhrin Nderi i Kombit ndersa ne vitin 2003 me Medaljen e Arte te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Ne vitin 2002 Azem Hajdari eshte vleresuar pas vdekjes nga presidenti i asokohe Alfred Moisiu me titullin Nderi i Kombit ne 2007 presidenti Bamir Topi i ka dhene pas vdekjes Urdhrin e Skenderbeut.
Edhe Presidenti i Republikes vizitoi familjen Hajdari
Me rastin e perkujtimin te 12 vjetorit te vrasjes se deputetit Azem Hajdari liderit te levizjes studentore te dhjetor lsquo90-es Presidenti i Republikes Bamir Topi vizitoi dje familjen Hajdari. Azem Hajdari eshte vleresuar si nje nga figurat me te rendesishme te politikes pluraliste. Gjate vizites kreu i shtetit shqiptar theksoi se sa me shume vite kalojne aq me shume ndjehet mungesa dhe vleresohet figura e Azem Hajdarit. Topi duke e cilesuar deputetin demokrat si lider te demokracise shqiptare theksoi se ai ishte nje person luajal dhe i ndershem me koleget e tij. Azem Hajdari u shqua per guximin e tij qysh ne fillimin e Levizjes Studentore te vitit 1990-te per te vazhduar me pas me veprimtarine e tij politike duke mbetur ne kujtesen historike si nje udheheqes me vlera te rralla demokratike e patriotike per te cilat atij i eshte dhene pas vdekjes edhe Urdhri i larte Gjergj Kastrioti Skenderbeu nga Presidenti i Republikes.
...