E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Konflikt mes postit tim si MJ dhe kreu i LSI

TIRAN- Numri dy i qeverise njeheresh kreu i LSI-se Ilir Meta ka deklaruar se largimin nga posti si Minister i Jashtem e ka kerkuar per shkak te shume detyrimeve qe linte pa bere ne krye te partise.

Kishte nje konflikt mes detyres sime si minister i Jashtem dhe detyres sime si kreu i LSI-se. Kam qene rreth 100 dite ne vit jashte vendit per shkak te detyres si minister i Jashtem. Keshtu ka qene mungese fizike njerezore shoqerore dhe politike ne drejtimin e forces qe perfaqesoj- tha Meta.

Ai ka theksuar se ministria qe do te marre eshte shume e rendesishme ne rrugen drejt integrimit te vendit. Nderkohe qe ka garantuar se ministri i ri ne krye te diplomacise shqiptare do te vijoje me shume angazhim punen e lene ne mes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›