Cndodh kur arabet nisin ta rendisin Obamen tek lista e fondamentalisteve kristiane
Disa muaj me pare isha i pranishem ne nje Talk show te nje televizioni te njohur egjiptian - al-Qahira al-Youm ndash qe perqendrohet ne ngjarjet qe zene vend ne faqet e para te shtypit. Me beri cudi njera prej pyetjeve qe mu drejtua. Shtypi vendas ka te ngjare qe kishte perkthyer nje artikull te gazetes Washington Post ne lidhje me jeten private e shpirterore te presidentit Barack Obama si dhe keshillimet e tij te rregullta me ministrat kristiane. I shqetesuar nga kjo drejtuesi i emisionit me kerkoi ta komentoja kete artikull. E kuptova ku qendronte problemi. Gjate presidences se George W. Bush-it brenda dhe jashte vendit shumekush i bente syte kater ndaj besimit kristian te Bushit dhe rolit qe luanin evangjelistet ne politiken e jashtme te SHBA-se. Kjo i shkonte per shtat asaj pjese te arabeve qe parapelqenin te skiconin problemet e politikes se jashtme si nje beteje mes Islamit dhe kryqtareve dhe Obama u perngjante se po i rifreskonte keto nisma.
Po a mundet valle qe Obama ti perkase besimit kristian evangjelist Nuk ishte e veshtire te gjeje klecken e pyetjes se ngritur nga televizioni egjiptian qe theksonte se te gjithe presidentet amerikane kishin patur dobi nga qenia e tyre si figura me perkatesi fetare dhe te ishe kristian ne SHBA nuk te ngjiste fjala ne politikat e Lindjes se Mesme ndash ashtu sic ndodhi ndoshta me presidentin me fetar te shek.XX ne SHBA Jimmy Carter. Por fakti qe kjo ceshtje po merrej ne shqyrtim te mediat arabe ishte nje tregues i renies ne kohe te popullaritetit ne opinionin publik arab te nje presidenti i cili nje vit me pare hapi zemrat dhe mendjet e shume prej tyre. Madje edhe perpara se te mbante ne Kajro nje fjalim historik per tu mbajtur gjate ne kujtese.
Kjo te sjell ndermend faktin se sa shpesh debatet per politiken e jashtme amerikane prodhojne mjegullnaje te dendur. Madje dhe midis atyre qe nuk e kane idene se babai i Obames eshte musliman apo se femijeria e tij ne vende me shumice muslimane mbart rol percaktues ne politikat e tij ne Lindjen e Mesme. Keshtu mund te shkohet deri atje sa shume arabe e muslimane te jene fort te prirur ta vleresojne ne baze te ketyre rrethanave. Ashtu sic ndodh rendom kur njerezit shfaqen te ethshem te perdorin cdo pjesez informacioni per te vleresuar kendveshtrimin e nje politikani udheheqes e ne fund te fundit cilido prej tyre mbetet ne kerkim te zgjidhjes se ceshtjeve qe i ngjallin interes. Historia vetjake e Obames prodhoi fillimisht efekte pozitive per shumicen e arabeve dhe muslimaneve ndash si dhe efekte negative per izraelitet ndash por keto ishin thjesht tregues te mundshem te politikes.
Nuk ka te dhena te qarta se arabet e parapelqenin Obamen thjesht e vetem se ai ishte i tille. Parapelqimi vinte per shkak te zgjidhjeve qe ai ofronte dhe jo per shkak te se shkuares se tij. Gjate fushates elektorale ne Maj te vitit 2008 une shtrova nje pyetje ne lidhje me perqasjen publike te kandidateve Obama John McCain dhe Hillary Clinton ne nje sondazh te kryer nga Zogby International ne Egjipt Arabi Saudite Liban Marok Jordani dhe ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Cili mendoni se eshte personi me i pershtatshem per te cuar me tej procesin e paqes ne Lindjen e Mesme Pa u befasuar aspak McCain - fushata e te cilit mbeshtetej te togfjaleshi kercenimi Islamo-Fashist - vleresohej me vetem 3 te te pyeturve Clinton me 13 dhe Obama me 18te cilet i ndan nje perqindje qe nuk shkon aq larg kufijve te gabimit te sondazhit. Shumica kishin ne goje nje pergjigje tjeter Asnjeri prej tyre. Kjo do te thote se Obama nuk shihej si nje musliman i fshehte.
Ne kohen kur Obama mbajti fjalimin e tij ne Kairo ne qershorin e vitit 2009 sondazhet tregonin per nje mbeshtetje te gjere te shprehur ndaj presidentit amerikan. Ne Universitetin e Maryland-it sondazhet e Zogby-t te kryera ne muajt prill e maj te vitit 2009 tregonin se shumica e te pyeturve ndjeheshin shpresembare ndaj pritshmerive te politikes amerikane ne Lindjen e Mesme. Te dyja rezultatet e sondazheve lidhen ngushte me njera-tjetren. Por ajo qe nuk pikasen dot vezhguesit e sondazhit ishte se sondazhi i pare ishte ne funksion te te dytit ndash dhe jo e anasjellta.
Natyrisht qe kishte dicka se gjithkush le te jete vetem Bushi jo ne qendrimin e arabeve pas atyre viteve qe Bushi identifikohej si udheheqesi me i papelqyer ne bote ne sondazhet e kryera me te pyeturit e gjashte vendeve arabe. Zgjedhesit amerikane mbeten te habitur nga zgjedhja e nje presidenti afrikano-amerikan dicka qe jo vetem shume arabe por edhe shume njerez kudo ne bote nuk besonin se mund te ndodhte dicka e tille. Sidoqofte me shume se individi gjithcka kishte te bente me zgjidhjet qe ai ofronte. Ata e mbeshtesnin politiken e Obames ne kundershtimin e shprehur ndaj luftes ne Irak dhe qendrimin se do te terhiqte trupat amerikane nga Iraku kundershtine e hapur ndaj torturave te kryera ne burgun e Guantanamos ku ishin te shumte ata qe mendonin se pikerisht kjo u vinte pas midese arabeve e muslimaneve. Atyre u pelqente fort edhe pse ai e vinte theksin te rendesia e ceshtjes arabo-izraelite. Ne kundershtim me logjiken praktike arabet nuk i kishin dhene Obames mbeshtetje pa rezerva. Ne sondazhet e pranveres se vitit 2009 nje shumice derrmuese e atyre qe kishin parapelqyer Obamen tashme e pelqenin disi ndersa ne Egjipt nje pjese e konsiderueshme e te pyeturve ishin asnjanes ndaj figures se tij. Ne pyetjen vjetore Per cilin nga udheheqesit boterore shprehni parapelqimin tuaj...emri i Obames nuk gjendej nder me kryesoret. Kjo kishte lidhje me politiken dhe publiku nuk po ngutej per te dale ne perfundime.
Ashtu si edhe te gjithe popujt e botes arabet shohin me medyshje gjithcka qe i rrethon. Por ata shohin ngultazi nga Uashingtoni vetem per disa ceshtje te vecanta. Per shumicen e arabeve Amerika eshte nje spirance e rendit boteror qe ata nuk e parapelqejne ne te gjithe shperfaqjen e shenjave te autoritarizmit te renies se ndikimit te vendeve arabe luftes ne Irak luftes kunder terrorizmit dhe sterzgjatjes se konfliktit izraelito-palestinez. Njekohesisht arabet nuk i rendisin njelloj ceshtjet kur marrin ne shqyrtim politikat amerikane. Dhe asnjera prej ketyre ceshtjeve nuk renditet me lart se konflikti izraelito-palestinez. Vertet qe nuk na hyjne shume ne pune sondazhet per te kuptuar se si ka ndryshuar lsquogjendja e humorit ne rajon ne keto vitet e fundit sic edhe shume eksperteve apo vizitoreve te huaj mund tu kete rene dicka ne vesh ne lidhje me kete ceshtje ku me shqetesuesja mbetet ajo izraelito-palestineze. Sigurisht ne sondazhet e kryera nga UMD/Zogby ne vitin 2010 61 perqind te arabeve qe deshironin te pergjigjeshin u shprehen se mbeteshin te pakenaqur nga politikat e Obames ne Lindjen e Mesme. Qendrimet e Obames ndaj Islamit dhe muslimaneve u vleresuan si politikat me pozitive por vetem nga 20 e te pyeturve. Rezultati perfundimtar tregon nje ndryshim te konsiderueshem ndaj vleresimit te Obames ku nese ne vitin 2009 ishin 45 ata qe e pelqenin ate ne vitin 2010 jane vetem 20 te tille.