E Diel, 1 Nëntor 2026

Azerbajxhan-Shqipëri, 20 ndeshjet e fundit te ekipeveNë 20 ndeshjet e fundit ndërkombëtare përfaqësuesja e Shqipërisë ka regjistruar 5 fitore 6 barazime e 9 humbje. Në pesë ndeshjet e fundit miqësore Shqipëria ka mundur të fitojë vetëm 2,

Azerbajxhani e Shqipëria do të përballen sot në orën 17:00 në Baku në ndeshjen e katërt miqësore midis tyre, ku në tre të parat Shqipëria ka regjistruar tre fitore: 1-0, 2-0 e 2-1.

Por si janë ecuritë e dy ekipeve në 20 ndeshjet e tyre të fundit zyrtare e miqësore.

SHQIPËRIA

Në 20 ndeshjet e fundit ndërkombëtare përfaqësuesja e Shqipërisë – tashmë, drejtohet nga holandezi Arie Haan - ka regjistruar 5 fitore 6 barazime e 9 humbje. Në transfertë Shqipëria ka këto statistika: 1 fitore 3 barazime e 4 humbje. Fitorja e vetme është ajo kundër Luksemburgut (3-0), më 6 qershor 2007. Shënues të golave ishin Ervin Skela dhe Edmond Kapllani (2). Në pesë ndeshjet e fundit miqësore Shqipëria ka mundur të fitojë vetëm 2, ato me Maltën (3-0, 22 gusht 2007) dhe Lihtenshtejnin (2-0, 21 gusht 2008). Në katër ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror 2010, Shqipëria fitoi me Maltën (3-0), barazoi me Suedinë (0-0 e Portugalinë (0-0) dhe humbi me Hungarinë (2-0).

AZERBAJXHANI

Në 20 ndeshjet e fundit skuadra azere – tashmë, drejtohet nga gjermani Berti Fogst - ka regjistruar 4 fitore 5 barazime e 11 humbje. Në shtëpi ka fituar 1 ndeshje, ka barazur 2 dhe ka humbur 4. Fitorja e vetme në shtëpi është ajo kundër Finlandës (1-0) në eliminatoret e Euro 2008 (gol i Imamaliev). Azerbajxhani ka fituar ndeshjen e fundit miqësore të zhvilluar në Bahrein (2-1), më 14 tetor 2008, një takim ku të dy skuadrat e mbyllën me na dhjetë lojtarë. Autorët e golave për Azerbajxhanin ishin Zainal e Leandro. Në tre ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror 2010, Azerbajxhani humbi me Finlandën (1-0) e Uellsin (1-0) dhe barazoi me Lihtenshtejnin.

E Merkure, 19 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›