Azerbajxhani konfirmon zyrtarishtprojektin TAP për Greqinë
Të tjera rreth shkrimit /VIDEO TAP, konfirmohet zyrtarisht edhe për Shqipërinë
ATHINE- Pas marrjes së informacionit se projekti që do të jetë përçuesi i gazit natyror nga Azerbajxhani në Europë do të jetë TAP, sot është bërë dhe konfirmimi edhe në mënyrë zyrtare për Greqinë. Ditën e djeshme ambasadori i Azerbajxhanit në vendin tonë, i ka konfirmuar ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, përzgjedhjen e këtij projekti të gaz-sjellësit trans-adriatikak TAP që do të kalojë dhe nëpër Shqipëri.
Lajmi i përzgjedhjes u bë i ditur nga mediat greke të mërkurën duke iu referuar një takimi të Kryeministrit grek, Antonis Samaras, me përfaqësues të Shah Denizit, gjatë të cilit iu përcoll atij lajmi se është konfirmuar përzgjedhja e TAP-it si rruga fituese për transportin e gazit.
Me eliminimin e projektit “Nabuco West” e gjigantit austriak i energjetikes OMV, konsorciumi “Shah Deniz II” i rezervave më të mëdha të gazit në Azerbajxhan përzgjodhi Gazsjellësin “Trans Adriatik Pipeline” për të transportuar gazin nga Deti Kaspik drejt Europës.
Teksa në Athinë u nënshkrua dje pikërisht në hotelin “Grand Bretania” marrëveshja mes Greqisë dhe kompanisë TAP nga ministrat grekë të Financës, Energjitikës dhe me Drejtorin e projektit Trans-Adriatik, Kjetil Tungland.
Gazsjellësi TAP prej 800 kilometrash është parashikuar të nisë furnizimin e 10 miliardë metër kub gaz në vit duke filluar nga viti 2019 duke kaluar nga rajoni Kaspik në Europë.
TAP prek territorin edhe të vendit tonë dhe sipas pritshmërisë ndërtimi i tij do të sjellë miliarda lekë investime, si dhe vende të reja pune.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)