E Diel, 1 Nëntor 2026

Azerët, zyrtarisht pronarë tëARMO-s, firmoset marrëveshja

TIRANE- Ditën e djeshme është firmosur marrëveshja që i bën azerët bëhen pronarë të së vetmes rafineri nafte në Shqipëri, ARMO-s. Sipas marrëveshjes, aksionet nga Rezart Taçi kalojnë tek kompania azere. Pas më shumë se një vit negociatash dhe pas rreth pesë vitesh nga privatizimi të kompanisë së vetme shtetërore të rafinerisë së naftës, përfaqësuesit nga Azerbajxhani janë pronarë të tyre. Në pronësi të kompanisë azerbajxhanase janë dy rafineri nafte, njëra në Fier dhe tjera në Ballsh.

DETYRIMET
Pala azere, që tashmë është pronare e dy rafinerive të naftës, do të shlyeje detyrimet e prapambetura të ARMO-s. Kjo është një nga pikat me kryesore të kontratës së nënshkruar mes blerësve dhe shitësit, e cila hyn në fuqi sot. Pronari i ri nga Azerbajxhani merr përsipër të shlyejë të gjitha detyrimet e prapambetura ndaj shtetit, bankave dhe shoqërive të tjera. Përveç marrjes në pronësi dhe planinvestimit për dy rafineritë e naftës, azerët do të vijojnë fuqishëm punën edhe në të gjithë aktorët e aktorët e tregut të karburanteve. Për realizimin e këtyre objektivave është planifikuar një investim i mëtejshëm dhe i konsiderueshëm në rritjen e teknologjisë për të mundësuar prodhimin e të gjithë gamës së nënprodukteve të naftës me cilësi të parametrave të tregut ndërkombëtar. Azerbajxhani është një nga vendet më të pasura me naftë dhe gaz, si dhe industria e saj përpunuese është një nga më të njohurat në të gjithë botën, duke qenë edhe një ndër eksportuesit linder në këtë treg. 

MARREVESHJA
Marrëveshja për shitjen e kompanisë ARMO dhe kalimi i pronësisë tek azerët ndikon në ekonominë vendase, pasi prej shumë vitesh kjo industri që përbën pjesën më determinuese të të ardhurave, që gjeneron për vetë shtetin por edhe në zënien me punë si dhe të përmirësimit të ndjeshëm cilësisë së karburanteve, shkon në dorën e ekspertëve dhe të atij vendi që së bashku me projetin tjetër shumë të rëndësishëm TAP do të krijojë menjëherë të tjera shanse për qeverinë e re. 

KOMPANIA ARMO
Këshilli i Ministrave miratoi privatizimin e kompanisë së rafinerive të naftës me vendim të posaçëm në 3 shtator 2008. Sipas Vendimit të Këshilli të Ministrave u parashikua që në kontratën e privatizimit 85 për qind të aksioneve të kalonin nga pronë e shtetit në sektorin privat. Në kohën e nënshkrimit të kontratës vendimi i privatizimit u cilësua si një ndër më të suksesshmit. Kompania u privatizua me vlerën 128 milionë euro. 

PRODHIMI I NAFTES
Shqipëria parashikon që ta rrisë me 18 % prodhimin e naftës në vitin 2013, që do të jetë një nivel i lartë në tërësinë përparuese të të këtij sektori strategjik. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e përkthyer në shifra niveli prej 18 për qind i parashikimit të vitit 2013 është 1,200,000 ton, pra 1 milionë e 200 mijë.

Ndonëse niveli ruan rritje të vazhdueshme, me krahasimin e viteve 2005-2009-2013 ajo përqindje, pra 18-a, është më e ulëta. Kështu, në vitin 2005 Shqipëria pati prodhim vendas të naftës bruto 448,040 ton, si pikë mbështetëse për të njëjtin prodhim vendas të vitit 2009 krahasimisht që është 577, 301 ton pra 29 për qind rritje. Në vitin 2012 prodhimi vendas i naftës bruto ishte 76 për qind që përkon me shifrën 1,015,220 ton, pra më shumë se 1 milionë ton. Mandej, kemi parashikimin 1 milionë e 200 mijë ton të vitit 2013 me 18 për qind rritje. Ndërmarrja Kompania ARMO është shoqëria e vetme shqiptare e përpunimit të naftës dhe prodhimit të karburanteve.

Ajo është krijuar në vitin 1999 dhe kapitali i saj, në vitin 2008 kur është publikuar bilanci ishte rreth rreth 43 milionë euro. Aktivet kryesore të kompanisë janë dy impiante rafinerie në Ballsh dhe Fier, të cilat janë ndërtuar rreth 40 vjet me parë. Për vitin 2007, Armo raportoi të ardhura në vlerën 14.8 miliardë lekë, një fitim prej 1.7 miliardë lekësh dhe një normë fitimi 11.5%, tani rreth 6 vjet më vonë nuk ka të dhëna të sakta të publikuara në lidhje me fitimin e kompanisë.

Marrë nga "Shekulli"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›