E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi shtroi iftar në Prizren

PRISHTINË-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi shtroi mbrëmë iftar për nder të Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku ishte edhe kryetari i komunës, deputetë të rajonit të Prizrenit dhe të ftuar të tjerë.

Kryeministri kosovar përgëzoi përfaqësuesit fetarë të Prizrenit për punën e mirë që bëjnë dhe i uroi për agjërimin gjatë muajit të Ramazanit.

Ndërsa, përmes një mesazhi, Thaçi ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e Festës së Fitër Bajramit, duke theksuar se, “Kosova do të vazhdojë te jetë vend i përcaktuar për perspektivën e saj euroatlantike, si shtet i lirë dhe demokratik, që do të thellojë edhe më tej respektimin e lirive fetare dhe kulturore të të gjithë qytetarëve të saj”.

Festën e Bajramit e kanë uruar edhe krerët tjerë institucionalë e politikë të Kosovës. Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së madhe te Fiter Bajramit, duke dëshiruar që kjo festë të reflektojë solidaritet ndaj njëri-tjetrit dhe të shpreh harmoninë vëllazërore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›