E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azi, 5 mijë të arrestuar për baste ilegale mbi botërorin

Kushedi nëse këta persona i kanë besuar verbërisht oktapodit Paul, por tani pak ka rëndësi sepse janë pas hekurave të burgut. Më shumë se 5 mijë njerëz në disa shtete të Azisë janë arrestuar në një operacion të përbashkët të Interpolit dhe policive vendase për baste klandestine të lidhura me ndeshjet e botërorit.
Në një deklaratë publike, Interpol njoftoi maksioperacionin që ka çuar në pranga, një numër të padëgjuar më parë arrestimesh për baste sportive. Ndalimet e policisë janë bërë në shtete si Kina, Malajzia, Singapori dhe Tajlanda.
Policia dhe Interpoli kanë sekuestruar gjithashtu më shumë se 10 milionë Dollarë sidhe janë bllokuar më shumë se 800 pika bastesh në këto vende. po hetohet për lidhjet me ndonjë kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›