E Diel, 1 Nëntor 2026

British Petrolium: Nuk rrjedh më naftë

Në luftën kundër derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, koncerni BP ka arritur për herë të parë, në tre muaj sukses. Në deepëatër horizon nuk rrjedh më naftë dhe e cara në 1.500 metra thellësi është mbyllur në tërësi, të paktën përkohësisht. Për të provuar funksionimin e cilindrit të vendosur janë mbyllur të gjithë valvolat , tha BP, i cili njëkohësisht paralajmëroi nga pritjet e tepërta. Ende është e paqartë për shkak të presionit të madh nëse vrima do të mbetet e mbyllur në tërësi.

Ndërkohë që edhe kjo zgjidhje konsiderohet si kalimtare. Mbyllja përfundimtare pritet pas testeve që do të zgjasin deri në gusht. Zyrtari i lartë i kompanisë, Kent Uells, u shpreh se BP po bën prova teknike me presion për të parë nëse i gjithë sistemi funksionon në rregull dhe pa asnjë rrjedhje. Prova bëhet duke mbyllur të gjitha valvolat e kapakut për të përcaktuar nëse ai do t’i rrezistojë presionit të naftës nga pusi, duke bllokuar përfundimisht rrjedhjen që shkonte deri në 60 mijë fuçi nafte në ditë.

BP tha se mund ta ndërpresi provën më shpejt nëse presionet e matura janë shumë të ulta, një shenjë kjo se rrjedhje të tjera mund të ketë në një pikë tjetër të pusit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, mirëpriti lajmin si një shenjë e mirë, por vuri në dukje se procedura është ende në fazën e provës.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›