Senati miraton reformën financiare, Obama e përshëndet
Presidenti Obama nga ana e tij, thotë se pas miratimit të kësaj reforme, qytetarët amerikanë nuk do ta mbajnë kurrë më barrën e gabimeve të bëra nga institucionet e qendrës financiare bankare amerikane, Wall Street.
Duke folur pas miratimit të ligjit në Senat, Obama tha se rregullat e reja do t'u ofrojnë konsumatorëve mbrojtjen më të fortë në historinë e Amerikës.
"Ky ligj është kundër praktikave abuzive dhe kreditorëve të paskrupullt. Me anë të tij do të mundësohet zbatimi i legjislacionit për kartat e reja të kreditit për të garantuar që qytetarët të mos bien pre e tarifave të fryra për kreditë. Studentëve që marrin hua për studimet, ky ligj do t'u ofrojë informacionin të qartë, në mënyrë që huadhënësit të mos mund të mashtrojnë dhe që çdo amerikan të ketë mundësinë e verifikimit falas të klasifikimit që i bëhet për garancinë financiare si klient, nëse i mohohet një hua apo sigurim për shkak të atij klasifikimi", tha Presidenti Obama.