E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azia me humbje Tregjet europiane te qendrueshme

Pavarësisht bisedimeve e deklaratave për krizën dhe përpjekjet për stabilizim në mbarë botën, në tregjet e aksioneve në Azi dhe Paqësor kanë vazhduar humbjet.

Por, nuk janë raportuar shitje të aksioneve nga paniku. Bursa në Tokio shënoi fillimisht një rënje prej 1,3 për qind. Në Hongkong, Shangai, Seul, Sidnei dhe Uellington humbjet ishin edhe më të larta.

Shkak kryesor i turbulencave në bursën botërore vlerësohet  kriza e borxheve në Evropë dhe rënia e kredibilitetit të SHBA-së, nga agjencia e vlerësimit Standard & Poor's.

Tregjet evropiane të aksioneve kanë qenë, megjithatë më të stabilizuara pas vendimit të  Bankës Qendrore Evropiane për të blerë borxhet.

Indekset  spanjolle dhe italiane u zgjuan në rritje, e terren  fituan mëngjeisn e sotëm të gjitha indekset kryesore evropiane. Pas rënies së  aksioneve aziatike, ka pasur frikë se tregjet evropiane do të ndjekin shembullin e tyre .

Por, në Londër dhe Paris, indekset FTSE dhe CAC u rritën rreth 1%. Aksionet spanjolle dhe italiane si u rritën me më shumë se 2%.  

Në  përgjithsi mund të  thuhet se dollari rekuperoi pozitat në raport me  jenin, ndërsa euro ka humur pikë kundrejt  monedhës së gjelbër. Në rënie dhe çmimi i naftës, ndërsa pas disa bisedave telefonike të grupit G7, shtatë kombet më të industrializuara të botës siguruan se në rast nevoje do të kujdesen bashkarisht për likuiditetin dhe stabilitetin e tregjeve financiare.  

Rëniet kanë bërë që disa analistë të paralajmërojnë për kërcënimin e një krize të re financiare në botë, potencialisht edhe më e rëndë se kriza 2008-2009.

Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Timoti Gajtner, tha se agjencia e vlerësimit të besueshmërisë së kredive “Standard & Poor” ka pasur “ një gjykime të tmerrshëm” përsa I përket uljes së aftësisë kredimarrëve të SHBA-ve.

“Standard & Poor ka treguar një mungesë mahnitëse të njohurive në lidhje me shumën e buxhetit fiskal të Shteteve të Bashkuara. E mendoj se për rrjedhojë dhe përfundimi ka qenë i gabuar," akuzon Gajtner.

Një  ditë më parë  Banka Qendrore Evropiane tha se është e gatshme për të blerë bonot e Eurozonës në përpjekje për të qetësuar investitorët, të cilët kanë frikë se kriza e borxhit mund të përhapet tek ekonomitë më të mëdha në rajon, përfshirë Italinë dhe Spanjën.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›