E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhune ne Siri

Ushtria siriane qëlloi me një seri granadash qytetin lindor të Deir al-Zour për të dytën ditë rresht, ndërsa  ditë pas ditë  komuniteti ndërkombëtar rrit presionin kundër presidentit Bashar al-Assad.

Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe banorë thanë se shpërthimet dhe të shtënat  filluan  në orët e para të mëngjesit të së hënës, e trupa këmbësore të mbështetur nga tanke kishin hyrë sërish nga ana lindore e qytetit.

Të paktën 50 persona humbën jetën të dielën. Sulmi kundër  Deir el-Zour, rreth 450 km  në lindje të Damaskut, filloi gjatë thirrjes për namaz në agim, ndërsa artileria e rëndë marshoi në disa pjesë të qytetit  e snaipera ishin pozicionuar në  çatitë e ndërtesave të larta .

Media shtetërore  njoftoi se udhëheqësit vendorë i kishin bërë thirrje ushtrisë për të "mbrojtur qytetarët dhe për të ruajtur pronën publike dhe private".

Për shkak të dhunës brutale të udhëheqjes siriane kundër demonstruesve kritikë të qeverisë, Arabia Saudite ka tërhequr ambasadorin e saj nga Damasku. Kështu njoftoi mbreti i Arabisë Saudite Abdullah.

Njëkohësisht, ai kërkoi nga udhëheqja siriane që t'i jap fund gjakderdhjes para se të jetë bërë shumë vonë. Mbreti Abdullah i bëri thirrje qeverisë siriane që të ndërmarrë reforma të shpejta dhe gjithëpërfshirëse.

Më parë përfundimin e dhunës në Siri e kanë  kërkuar edhe Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik, Liga Arabe dhe  sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

Një tjetër forcë e madhe në rajon, Turqia, po rrit presionin kundër Sirisë . Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu, pritet në Damask të martën me atë që cilësohet si një mesazh "i vështirë" për Assad.  

Aktivistët të drejtave të njeriut thonë se të paktën 1700 civilë janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë arrestuar që kur kryengritja filloi në mesin e marsit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›