E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te mbipopulluara edhe kete vit probleme me shkollat

Edhe këtë vit të ri shkollor, shkollat në Tiranë do të jenë të mbipopulluara. Pavarisisht se autoritetet e arsimit, kanë vite që po merren me reduktimin e nxënësve nëpër klasa deri në 30 për secilën, sërish jemi ende larg thonë se specialistët. Kjo vjen edhe për arsyen se shumë klasa, psh në Tiranë mbeten të pashfrytëzuara si duhet.

“Ne kemi një objektiv, që numri i nxënësve në klasë të kalojë deri në 30, por hap pas hapi. Në Tiranë, numri mesatar i nxënësve për klasë është 38, pra një numër i konsiderueshëm. Nëse këta nxënës do të shkonin në shkolla që janë të pashfrytëzuara, atëherë numri i nxënësve në klasë do të jetë aty ku duam ne”-thotë Fatmir Vejsiu, Drejtor i Arsimit Parauniversitar në MASH.
 
Por në këtë vit do të ketë sërish edhe mësim me turne. Vetëm pas tre vitesh nga një studim që kanë bërë autoritetet e arsimit mund të mos kemi më në shkollat e vendit këtë fenomen- shprehen specialistët e arsimit.

“Mund të realiziuohet mësimi pa turne në një periudhë tre vjeçare. Pra, si mjet do të reduktohet numri i klasave që mësojnë turn i dytë. Pra, në shkollat “Ismail Qemali”, “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri” bëjnë mësim 1700 nxënës. Sivjet mendojmë ta reduktojmë në 700-800. Përveç racionalizimit, shpërndarjes së nxënësve do të kemi dhe ndërtime të reja. Tirana e ka të domosdoshme ndërtimin e shkollave të reja, në njësinë 7, 1”-thekson Vejsiu.

Ndërkohë këtë vit, ministri i arsimit ka nxjerrë një udhëzim edhe për hapjen e  200 klasave të sistemit parashkollor, pasi është vënë re në çdo fillim viti një shtim i numrit të fëmijëve 5 vjeç edhe në këtë sistem.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›