Azili rrezikon liberalizimin

Kosova rrezikon t’i vihen kushte shtesë për procesin e liberalizimit të vizave. Në vënien e këtyre kushteve ndikon numri i madh i qytetarëve që po kërkojnë azil në vendet evropiane. Kjo është afër të ndodhë, pasi muajve të fundit numri i azilkërkuesve nga Kosova është dhjetëfishuar.
Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, konsideron se vënia e kritereve shtesë mund të ndodhë, pasi sipas tij, Kosova e ka të specifikuar migracionin në udhërrëfyesin për vizat, transmeton KTV.
Se procesi i liberalizimit është dëmtuar, vlerëson anëtarja e Komisionit për integrime evropiane, Alma Lama. Mungesa e strategjive për zhvillim ekonomik, sipas Lamës, e bën Kosovën vend të pashpresë. Por, deputeti Ahmet Isufi fajëson qeverinë për gjendjen e krijuar. Ai thotë se qeveria duhet të angazhohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve, derisa e vlerëson të pakuptimtë kërkesën e qeverisë që policia të parandalojë migrimin. Kosova është vendi i fundit në rajonin e Ballkanit, qytetarët e së cilës akoma detyrohen të pajisen më viza për të udhëtuar në zonën e Shengenit./Indeksonline/