Plus dy vjet kapiteni

Stiven Gerrard e ka vazhduar kontratën me Liverpoolin edhe për dy vitë të tjera. Kapiteni legjendar i Liverpoolit e ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës në paraqitjen me drejtorin sportiv të klubit, Ian Ayre.
"Të gjithë e dini se çka do të thotë Liverpooli për mua. Kjo është një ditë e madhe për mua, Liverpoolin dhe familjen time. Ky ishte momenti më i mirë për të vazhduar me Liverpoolin. Tani është fillimi i stinorit dhe dua të bëj gjithçka për këtë skuadër" deklaroi Gerrard./Indeksonline/